Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Behrami: Dëshmia e Hill-it më kredibile, sepse nuk ka qenë i afërt me UÇK-në

Enesa Veseli by Enesa Veseli
13/11/2025
in Lajme
0
Behrami: Dëshmia e Hill-it më kredibile, sepse nuk ka qenë i afërt me UÇK-në
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka vlerësuar lart dëshminë e ish-ambasadorit amerikan Christopher Hill në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke e cilësuar atë si dëshminë më kredibile për mbrojtjen.

Në një intervistë për emisionin FRONTAL në T7, Behrami tha se Hill, i cili gjatë luftës ka qenë më afër krahut pacifist sesa Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), paraqet një dëshmitar të besueshëm për shkak të neutralitetit të tij.

“Hill flet edhe nga një perspektivë që s’ka qenë shumë i afërt me UÇK-në. Kjo e bën edhe më të besueshëm rrëfimin e tij. Posti që ka mbajt, akterët që ka takuar, vendet ku ka qëndruar – e bëjnë Hillin dëshmitarin më kredibil të mbrojtjes,” ka deklaruar Behrami.

Sipas tij, pozicioni dhe përvoja ndërkombëtare e Hill-it, si dhe njohja e tij me zhvillimet diplomatike të kohës, janë faktorë që e forcojnë peshën e dëshmisë së tij në procesin gjyqësor në Hagë.

Behrami shtoi gjithashtu se rrethanat aktuale në gjykatë e bëjnë më të lehtë marrjen e një vendimi lirues për të akuzuarit.

“Kurrë më lehtë një panel gjyqësor s’e ka pasur që të merr verdikt lirues sesa tani,” tha deputeti i PDK-së.

Related

Previous Post

UD Drejtori i RTK-së, Hysen Hundozi, dyshohet se është shoqëruar nga Policia

Next Post

Gjyqtarët pranuan provat e një dëshmitari me arsyetimin se ndaj tij pati ndikime, Apeli ia rrëzon ankesën mbrojtjes së krerëve të UÇK-së

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.