Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar partinë e Albin Kurtit për presion ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Ai ka bërë me dije se VV-ja ka një traditë skandaloze të presionit ndaj Kushtetueses.
Ai ka përsëritur qëndrimin partiak se takimet me Kurtin mund të realizohen vetëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Ftesa është tepër jo serioze sepse kryeministri Kurti ka pasur muaj kohë për të thirrur të gjitha partitë politike dhe për të gjetur një konsensus për emrin e presidentit. Tani ai nuk mund ta kompensojë këtë kohë në sekondat e fundit dhe duhet të respektojë edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Vetëm pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese mund të ketë takime, nëse ajo e lejon. Ne besojmë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, pasi kuvendi ka dështuar të zgjedhë presidentin. LVV-ja ka një traditë skandaloze për të bërë presion mbi Gjykatën Kushtetuese, për të demonizuar të gjithë gjyqtarët e saj dhe për të mos pranuar vendimet e saj.”, ka deklaruar Behrami, raporton EO.

