Benita Zema është banorja më e re që i është bashkuar shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. E njohur për paraqitjet e saj në ekran dhe stilin e jetës luksoze, ajo ka tërhequr menjëherë interesin e publikut.
Vëmendje të madhe ka marrë buzëqeshja e saj, e cila – sipas burimeve pranë saj – kushton mbi 14 mijë euro. Dhëmbët e saj mbajnë emrin “Diamond Smile”, një trajtim estetik që i ka shtuar edhe më shumë shkëlqimin imazhit të saj publik.
E sapofutur në shtëpi, Benita ka premtuar se do të jetë “një vullkan”, duke paralajmëruar energji, dinamika dhe sfida personale gjatë qëndrimit të saj në BBVK. Publicu tashmë pret të shohë nëse ajo do e mbajë premtimin.

