Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Berisha: Dënimi eventual i Thaçit dhe të tjerëve, rrezik për zhbërjen e shtetit të Kosovës

Enesa Veseli by Enesa Veseli
16/07/2025
in Lajme
0
Berisha: Dënimi eventual i Thaçit dhe të tjerëve, rrezik për zhbërjen e shtetit të Kosovës
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila rrëzoi mocionin e mbrojtjes për lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të UÇK-së, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi.

Në një postim në Facebook, Berisha kritikoi ashpër gjykatën, duke e cilësuar vendimin si të njëanshëm dhe të motivuar politikisht. Sipas tij, kjo tregon për “qëllimin djallëzor” të institucionit dhe për përpjekjet për ta realizuar planin e Serbisë për zhbërjen e shtetit të Kosovës.

“Mënyra se si Gjykata Speciale rrëzoi mocionin e mbrojtjes së krerëve të UÇK-së, është e mjaftueshme për të kuptuar qëllimin e saj të vërtetë. Kjo gjykatë po ecën drejt realizimit të synimeve të Serbisë, të argatëve të saj në Kosovë dhe të atyre që e sponsorizuan këtë gjykatë,” shkroi Berisha.

Ai kritikoi gjithashtu Shqipërinë për, siç tha ai, mungesën e angazhimit konkret në skenën ndërkombëtare për të kundërshtuar këtë gjykatë dhe për të mbrojtur luftën çlirimtare të UÇK-së.

“Edhe atje, retorika patriotike ka qenë vetëm fjalë boshe,” shtoi ai.

Berisha theksoi se dënimi eventual i Hashim Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij do të përbënte pikënisjen e zhbërjes së shtetit të Kosovës, duke akuzuar qeverinë aktuale për bashkëpunim me interesat serbe.

“Në Kosovë kemi një regjim me mbetje sllave, të cilët kanë bashkëpunuar me Serbinë dhe këtë gjykatë, duke siguruar dosje të falsifikuara dhe dëshmitarë të rremë,” përfundoi ai.

Related

Previous Post

CNN: Këto janë 6 tiparet që e bëjnë dikë “cool”, sipas një studimi ndërkombëtar

Next Post

Raportohet e zhdukur një grua në Rahovec

Next Post
Raportohet e zhdukur një grua në Rahovec

Raportohet e zhdukur një grua në Rahovec

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.