Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

“Berisha është i zhytur në krime”, gazetari: S’ka asnjë shenjë nga SHBA për heqjen e non-gratës

Valon Arifi by Valon Arifi
29/08/2025
in Lajme
0
“Berisha është i zhytur në krime”, gazetari: S’ka asnjë shenjë nga SHBA për heqjen e non-gratës
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shpreson që një vendim i administratës se Trump për George Soros e rrëzon “non grata-n” e tij. Doktori duket i gëzuar, por një verifikim faktesh tregon se ai vazhdon të jetë person në listën e zezë të Departamentit të Shtetit, ndërsa Soros nuk është shpallur “non grata”.

Gazetari i ABC News, Andon Kello, i ftuar në “Ora e Fundit” tha se Departamenti Amerikan i Shtetit vijon ta ketë Sali Berishën dhe familjen e tij në listën e personave non grata.

“DASH ende sot e kësaj dite e ka në fuqi “non grata”. E ka ende zyrtare në faqen e tij, prej 17 majit të vitit 2021. Nuk ka asnjë shenjë nga SHBA për heqjen e saj”, tha ai.

Ai theksoi se aktualisht PD ka dy kontrata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që lidhen njëra për lobimin për heqjen e njollës non grata dhe tjetra për këshillimin nga Chris Lacivita për zgjedhjet e 11 majit.

“PD me dy kontrata në SHBA, ajo e lobimit për heqjen e non gratës dhe me Chris LaCivita . Nga sot, PD ka afat 60 ditë për të dorëzuar faturat e shpenzimet në KQZ. Kontrata me LaCivita është zotuar nga vetë Berisha se do bëhet publike. Është një kontratë, e cila zgjat deri në mars të 2027. “, tha ai.

Ndërkohë, gazetari Fatos Mahmutaj thotë se Sali Berishës nuk do t’i hiqet asnjëherë njolla e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila e ka rreshtuar atë dhe familjen e tij në mesin e personave të padëshirueshëm për Amerikën.

Sipas tij, Berisha është një personazh, i cili është zhytur në krime dhe për këto duhet të mbajë përgjegjësi para drejtësisë.

“ Berisha është totalisht i parashikueshëm në veprimet e tij. Mendonte se pas rikthimit të Trump, ky i fundit do t’ia hiqte non gratën. Është delirant dhe ai mendon se gjithçka vërtitet rreth tij. Non grata nuk do t’i hiqet sa të jetë gjallë as atij dhe as familjes së tij. E ka të kotë me këtë mënyrë duke goditur Sorosin. Berisha ka porositur vrasje, ka bërë vrasje, ka vjedhur paratë e shqiptarëve. E kemi më zë e figurë, që ka porositur krimin ndaj Haklajve Është shkaktuari i zhdukjes së 14 burrave të familjes Haklaj, është akuzuar nga familja Haklaj dhe Berisha asnjëherë nuk është prononcuar për këto. Familja Berisha është e zhytur në krim”, tha ai.

Related

Previous Post

Frutat më të mira për t’u konsumuar çdo ditë për shëndetin e mëlçisë

Next Post

Pezullimi i takimeve nga BE-ja me Kurtin dhe ministrat në detyrë deri në formimin e institucioneve, reagimi nga ekzekutivi dhe deklaratat

Next Post
Pezullimi i takimeve nga BE-ja me Kurtin dhe ministrat në detyrë deri në formimin e institucioneve, reagimi nga ekzekutivi dhe deklaratat

Pezullimi i takimeve nga BE-ja me Kurtin dhe ministrat në detyrë deri në formimin e institucioneve, reagimi nga ekzekutivi dhe deklaratat

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.