Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Bie numri i nxënësve dhe studentëve në dy vitet e fundit në Kosovë

Enesa Veseli by Enesa Veseli
10/01/2026
in Category
0
Bie numri i nxënësve dhe studentëve në dy vitet e fundit në Kosovë
0
SHARES
189
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në vitin akademik 2024/25, 14 mijë e 394 nxënës më pak janë regjistruar në çerdhet, shkollat edhe fakultetet publike dhe private në vend krahasuar me vitin akademik 2023/24, shkruan Gazeta Metro.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Vjetarin Statistikor i Republikës së Kosovës” ku në këtë raport janë publikuar edhe të dhënat e nxënësve dhe studentëve që janë regjistruar në institucionet arsimore.

Në këtë raport janë publikuar të dhënat në 10 vitet e fundit që në secilin sistem të arsimit vërehet numër më i vogël.

Gjatë dy viteve të fundit, vendi i vetëm ku është shënuar rritje në numër është në çerdhe dhe parashkollorë ku në vitin 2023/24 numri i fëmijëve ishte 32 818, ndërsa në vitin 2024/25 ishte 34 038. Në të gjitha shkallët e tjera numri ka rënë.

Numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët në vitin 2023/2024 ishte 215 431. Numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët në vitin 2024/2025 ishte 208 515.

Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë në vitin 2023/2024 ishte 65 757.

Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë në vitin 2024/2025 ishte 63 551.

Numri i nxënësve në arsimin fillor,të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë special në vitin 2023/2024 ishte 305.

Numri i nxënësve në arsimin fillor,të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë special në vitin 2024/2025 ishte 302.

Numri i studentëve në vitin 2023/2024 ishte 71 306.

Numri i studentëve në vitin 2024/2025 ishte 64 817.

Më poshtë mund të gjeni edhe statistikat në 10 vitet e fundit për secilin nivel të shkollimit.

 

Related

Previous Post

Gjykata ia vazhdon edhe për dy muaj paraburgimin Fatmir Shehollit

Next Post

Këshilltari i Presidentes, Shqiprim Arifit: “Turpi yt s’mbulohet me statuse”

Next Post
Këshilltari i Presidentes, Shqiprim Arifit: “Turpi yt s’mbulohet me statuse”

Këshilltari i Presidentes, Shqiprim Arifit: "Turpi yt s’mbulohet me statuse"

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.