Besnik Bislimi, Kryeministër në detyrë, tha se pala serbe “ka treguar se është tërhequr nga marrëveshja” sepse po kërkon në radhë të parë Asociacionin.
“Pala serbe ka insistuar që të zbatohet së pari pjesa e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërkohë që Kosova ka insistuar që të zbatohet marrëveshja bazë në tërësi dhe që sidomos çështjet që kanë të bëjnë me komisionet për të pagjeturit”, raportoi Augustin Palokaj për “Koha.net”.