Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Ballina

Bitcoin në ngritje – a është zgjuar nga “gjumi” kriptomonedha?

rinor_post by rinor_post
20/01/2023
in Ballina
0
Miliarda euro humbje në tregun e kriptovalutave, Bitcoin gati në nivelin më të ulët në dy vjet
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bitcoin la pas një vit të ashpër. Recesioni dhe kriza e besimit në kriptovalutat i detyroi tregtarët të shesin kriptomonedhat dhe të investojnë në asete më të qëndrueshme.

Gjatë vitit të kaluar, Bitcoin ka rënë me 57.53 për qind. Rënia e FTX, një nga platformat më të mëdha të tregtimit të kriptomonedhave, dhe arrestimi i shefit ekzekutiv të saj ka bërë që disa analistë të parashikojnë fundin e Bitcoin.

Megjithatë, analistët që parashikojnë një rënie të bitcoin nuk kanë kujtesë të mirë, sepse ajo tashmë e ka kapërcyer këtë lloj krize një herë.

Në vitin 2014, Mt Gox ishte platforma më e madhe e tregtimit të kriptovalutat që trajtonte 70 për qind të të gjitha transaksioneve me bitcoin. Nga fundi i shkurtit 2014, Gox bëri kërkesë për falimentim mes akuzave për mashtrim. Kjo nuk e ndaloi bitcoin të kthehej.

Nga fundi i nëntorit të 2022, bitcoin është rikthyer me 19.51 për qind.

Një sinjal pozitiv për Bitcoin ishte lajmi i 11 janarit kur Binance, platforma më e madhe e tregtimit të kriptomonedhave, njoftoi se synonte që ta rriste numrin e të punësuarve me 15-30 për qind.

Është një lëvizje që sugjeron se firma beson se do të ketë një rritje të kërkesës për kriptovaluta këtë vit dhe qëndron në kontrast të plotë me shumë banka investimi dhe firma teknologjike që kanë njoftuar kohët e fundit shkurtime të vendeve të punës për të ulur kostot përpara një periudhe të pasigurt ekonomike.

Related

Previous Post

Zhvillimi ekonomik si mundësi për stabilizimin e veriut

Next Post

Kosova dhe Shqipëria me pagat më të ulta në regjion

Next Post
Barazim historik/ Dollari dhe euro në vlerë të njëjtë

Kosova dhe Shqipëria me pagat më të ulta në regjion

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.