Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Blerta Deliu pas incidentit të Zemajt: Gjuha e Vetëvendosjes ka krijuar klimë urrejtjeje e përçarjeje

Enesa Veseli by Enesa Veseli
25/10/2025
in Lajme
0
Blerta Deliu pas incidentit të Zemajt: Gjuha e Vetëvendosjes ka krijuar klimë urrejtjeje e përçarjeje
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prishtinë, 25 tetor 2025 – Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka reaguar pas incidentit të ndodhur të premten mes deputetit Armend Zemaj dhe një qytetari, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për krijimin e një klime urrejtjeje dhe përçarjeje në vend.

Në një postim në “Facebook”, Deliu kujtoi raste nga e kaluara, ku sipas saj, eksponentë të Vetëvendosjes kishin përdorur gjuhë fyese ndaj figurave politike të PDK-së.

“Para shumë vitesh, Albulena Haxhiu, nga foltorja e Kuvendit, iu drejtua Kadri Veselit me fjalët: ‘Ti je kriminel.’ Më vonë, një tjetër përfaqësues i VV-së, Alban Krasniqi, shkroi publikisht: ‘Pastë dorën e marrë ai që merr në shenjë,’ duke iu referuar po ashtu Kadri Veselit,” – ka shkruar Deliu.

Deputetja shtoi se për vite me radhë, përfaqësues të VV-së kanë përdorur, siç e quajti ajo, “gjuhë fyese, përçmuese dhe nxitëse” ndaj kundërshtarëve politikë, gazetarëve dhe institucioneve.

“Nuk është për t’u habitur që kjo gjuhë ka krijuar një klimë urrejtjeje dhe përçarjeje që ndihet edhe sot në shoqërinë tonë. Albin Kurti dhe Vetëvendosja asnjëherë nuk janë distancuar nga kjo gjuhë,” – shkroi Deliu.

Ajo shtoi se heshtja ndaj dhunës, qoftë fizike apo verbale, është e dëmshme për shoqërinë:

“Dhuna, qoftë fizike apo verbale, nuk ndërton shtet. Dhuna sjell dhunë, dhe për këtë kemi faj të gjithë.”

Reagimi i Deliut vjen një ditë pas incidentit ku deputeti Armend Zemaj u përfshi në një përplasje verbale dhe fizike me një qytetar në Prishtinë.

Related

Previous Post

Albin Kurti në “Software Freedom Kosova 2025”: Teknologjia e hapur si motor i zhvillimit digjital dhe shoqëror

Next Post

“Pak ta ka bo”, Nasim Haradinaj mbështet Armend Zemajn

Next Post
“Pak ta ka bo”, Nasim Haradinaj mbështet Armend Zemajn

“Pak ta ka bo”, Nasim Haradinaj mbështet Armend Zemajn

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.