Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Bllokada në Kuvend paralizon 17 institucione të pavarura në Kosovë

Enesa Veseli by Enesa Veseli
31/07/2025
in Lajme
0
Bllokada në Kuvend paralizon 17 institucione të pavarura në Kosovë
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mosfunksionimi i Kuvendit të Kosovës po reflekton drejtpërdrejt në punën e institucioneve të pavarura. Deri më tani, të paktën 17 prej tyre janë prekur nga bllokada institucionale, duke funksionuar me përbërje jo të plotë ose duke mbetur plotësisht jofunksionale.

Ndër të parat që ndjejnë pasojat është Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), i cili aktualisht është jofunksional për shkak të mungesës së përbërjes së plotë. Po ashtu, edhe Institucioni i Avokatit të Popullit ndodhet në një situatë të ndërlikuar, pasi katër zëvendës të avokatit të popullit kanë përfunduar mandatin në qershor, por nuk janë zëvendësuar për shkak të pamundësisë së zhvillimit të konkursit.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Petrit Collaku, theksoi se ndonëse puna nuk ka pësuar ndonjë ngecje serioze, zëvendësimi i anëtarëve mbetet i pamundur pa ndërhyrjen e Kuvendit.
“Jemi në pritje të formimit të Kuvendit për të vazhduar me procedurat për zëvendësim. Deri atëherë, zëvendësit aktual vazhdojnë detyrën,” u shpreh Collaku.

Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Gzim Shala paralajmëron se situata rrezikon të përkeqësohet edhe më tej.
“Sot janë 17 institucione që funksionojnë me mangësi ose janë jofunksionale. Përtej moskonstituimit të Kuvendit, kemi të bëjmë edhe me mosveprim të legjislaturave të kaluara. Rreziku real është që edhe Institucioni i Avokatit të Popullit të mbetet pa avokat, çka do e paralizonte funksionin e tij kushtetues,” tha ai.

Edhe Instituti GAP ngrit alarmin për mungesë të plotë të monitorimit dhe kontrollit institucional si rezultat i bllokadës në Kuvend.

“Ka institucione të pavarura që nuk po monitorohen, borde që u ka kaluar mandati, e ndërkohë po shtyhen ligje të rëndësishme si ai i punës. Gjithashtu, kemi sfida serioze me financimin e RTK-së,” deklaroi Blendi Hasaj, drejtor i GAP-it.

Ndërkohë, Kuvendi ka dështuar për herë të 54-të të konstituohet, përkundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese që urdhëronte përmbushjen e këtij detyrimi brenda afatit 30-ditor. Tashmë është në fuqi një masë e përkohshme e Kushtetueses, e cila deri më 8 gusht ndalon çdo vendim apo veprim të deputetëve pas skadimit të këtij afati.

Related

Previous Post

Prokuroria Speciale konfirmon: Rozeta Hajdari e pandehur në hetimet për rezervat shtetërore

Next Post

Pamje tronditëse nga Arabia Saudite: Pajisja e lunaparkut përplaset me anësoret, 23 të plagosur

Next Post
Pamje tronditëse nga Arabia Saudite: Pajisja e lunaparkut përplaset me anësoret, 23 të plagosur

Pamje tronditëse nga Arabia Saudite: Pajisja e lunaparkut përplaset me anësoret, 23 të plagosur

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.