Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

BOLL MO: Kryekuvendari Dimal Basha e shokon VV’në – Liburn Aliu nuk duron

27/08/2025
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
BOLL MO: Kryekuvendari Dimal Basha e shokon VV’në – Liburn Aliu nuk duron
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

As vet Vetëvendosja nuk po mundet me pranu që Dimal Basha po kryekuvendon prej dje.

Kjo u bë e mundur gati shtatë muaj nga mbajtja e zgjedhjeve, e më shumë se katër muaj përplasje mes partive politike parlamentare për emra e për procedura.

Zgjedhja e tij, përveç nga 56 votat e LVV-së, u mundësua edhe me 14 vota të PDK-së dhe tri të AAK-së.

Jo vetëm partitë e ish opozitës, por me sa duket zgjedhja e Bashës ka prekur negativisht edhe brenda Vetëvendosjes.

Deri tani asnjë figurë e VV’së nuk e ka uruar Dimal Bashën.

Se ka pakënaqësi brenda partisë, u dëshmua edhe me dorëheqjen e njërit prej themeluesve të VV’së, njëherit dhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Ai vet deklaroi se arsyeja e dorëheqjes është zgjedhja e djeshme e Dimal Bashës në pozitën e kryeparlamentarit.

“Dua t’ju njoftoj që sapo e dorëzova te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim”, ka thënë ai.

Aliu ka shtuar se zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për të.

Ndryshe, figura e Bashës nuk u mirëprit as nga partitë e tjera të ish opozitës.

Lumir Abdixhiku e quajti gabim të madh votën e këtyre partive në favor të Bashës.

“Është shumë e qartë dallimi vleror që kemi ne me ta edhe sa i përket respektimit të Kushtetutës dhe përmbajtës së njerëzve që ne besojmë që duhet tu prijnë institucioneve të Kosovës. Ky dallim kristal i qartë sot u kurorëzua me triumf të injorancës, zërit përqarës e ndarës. Shpresoj që votuesit e partisë së parë sot ndjehen të përfaqësuar. E ndjej si gabim trashanik votën e dy partive tjera të ish opozitës PDK e AAK që institucioneve të Kosovës të u japin një emër të tillë. Megjithatë ky është vullnet 73 deputetëve shumicës, LDK e respekton këtë vullnet sepse është parti institucionaliste por s’mund të jetë e lumtur me kualitetin e njerëzve që përfaqësojnë këto institucione”, tha Abdixhiku.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, iu përgjigj ashpër duke e akuzuar se bllokada i shkon për shtati.

“AAK e ka vërejtur muaj më parë që vendi po hyn në bllokadë të thellë institucionale dhe kjo ka ndodhur. Duke e parë këtë rrezik katastrofik për vendin, AAK e ka dërguar kërkesën për interpretim në Gjykatën Kushtetuese dhe ajo, me vendimin e saj të parë dhe të dytë, e ka vendosur modelin e daljes nga bllokada dhe ne jemi pozicionuar pro vendimit të Gjykatës. Kaq ka qenë përgjegjësia jonë dhe kaq kemi bërë. Veç Lumir Abdixhiku me të tijët, janë betonuar pro kësaj bllokade. Lumiri ka vendnumëruar në vazhdimësi dhe po vazhdon të vendnumërojë ende. Vazhdo të vendnumërosh se kjo të shkon për shtati ty, Lumir!”, ka shkruar Haradinaj.

Foli edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

“Pak dëshiror. Besojmë edhe ne – dritë një ditë do të ketë, por ndonjëherë duhet me kërku dritën. Secili lider politik dhe secila parti politike një kontribut duhet me dhënë në këtë punë. Do të ishte mirë sepse edhe LDK-ja me bagazhin e vet, me kontributin e vet, me atë që e proklamojnë si institucionalizëm do të ishte mirë me qenë kontributdhënëse në daljen nga kriza,” u shpreh Krasniqi në “Rubikon”.

Related

Previous Post

KDI: Po shkelet Kushtetuta, konstituimi i Kuvendit rrezikon të hyjë në fazë të re të bllokadës

Next Post

Veç pse e citoi intervistën e Thaçit në Klan Kosova, RTK largon Visar Krasniqin nga redaktor i lajmeve

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Publikohet momenti i vrasjes në Gjilan (VIDEO)

Publikohet momenti i vrasjes në Gjilan (VIDEO)

12/08/2025
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

MAShTI njofton: Mbi 183 mijë aplikime për furnizim me tekste shkollore, pagesat e para fillojnë sot

MAShTI njofton: Mbi 183 mijë aplikime për furnizim me tekste shkollore, pagesat e para fillojnë sot

27/08/2025
Blerim Sallahu emërohet ushtrues detyre i Ministrisë së Drejtësisë

Blerim Sallahu emërohet ushtrues detyre i Ministrisë së Drejtësisë

27/08/2025
Dogana e Kosovës Godet Kontrabandën: Sekuestrohen Mallra në Han të Elezit dhe Subjekte në Mitrovicë e Prishtinë

Dogana e Kosovës Godet Kontrabandën: Sekuestrohen Mallra në Han të Elezit dhe Subjekte në Mitrovicë e Prishtinë

27/08/2025
Melania Trump nis Sfidën Presidenciale të Inteligjencës Artificiale: 10 mijë dollarë për projektet studentore

Melania Trump nis Sfidën Presidenciale të Inteligjencës Artificiale: 10 mijë dollarë për projektet studentore

27/08/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

MAShTI njofton: Mbi 183 mijë aplikime për furnizim me tekste shkollore, pagesat e para fillojnë sot

MAShTI njofton: Mbi 183 mijë aplikime për furnizim me tekste shkollore, pagesat e para fillojnë sot

27/08/2025
Blerim Sallahu emërohet ushtrues detyre i Ministrisë së Drejtësisë

Blerim Sallahu emërohet ushtrues detyre i Ministrisë së Drejtësisë

27/08/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info