Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Bordi i Paqes, Haziri: Osmani përfaqëson natyrshëm Kosovën, Kurti ka kufizime serioze ndërkombëtare

Enesa Veseli by Enesa Veseli
22/01/2026
in Lajme
0
Bordi i Paqes, Haziri: Osmani përfaqëson natyrshëm Kosovën, Kurti ka kufizime serioze ndërkombëtare
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës  Lutfi Haziri, e ka vlerësuar si zhvillim tejet të rëndësishëm për Kosovën përfshirjen e saj në Bordin e Paqes të propozuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, si dhe ftesën drejtuar Presidentes Vjosa Osmani për të marrë pjesë në këtë proces.

Haziri tha se konfirmimi i kësaj iniciative nga Presidenti Trump gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos përbën një lajm të madh për Kosovën dhe një dëshmi të mbështetjes së vazhdueshme amerikane ndaj vendit.

“Është lajm i madh për Kosovën, pjesëmarrja në iniciativën për paqe që Presidenti Trump sot në Davos e konfirmoi si proces i paqes. Kosova më shumë se çdo vend tjetër është falënderuese dhe mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Haziri për FrontOnline.

Ai theksoi se përfaqësimi i Kosovës në këtë nivel është i natyrshëm përmes Presidentes Osmani, duke rikujtuar rolin e saj në skenën ndërkombëtare gjatë viteve të fundit.

“Natyra e përfaqësimit është e qartë, pasi Presidentja Osmani tash e disa vjet e përfaqëson Kosovën në takimet më të larta ndërkombëtare dhe rajonale”, deklaroi Haziri.

Duke komentuar mungesën e ftesës për kryeministrin Albin Kurti, Haziri vlerësoi se kjo lidhet me kufizime serioze në aspektin e kontakteve ndërkombëtare, si pasojë e situatës së brendshme politike në vend.

“Kryeministri Kurti është në kufizime serioze për kontakte në nivele të tilla, për shkak të gjendjes brenda Kosovës”, tha nënkryetari i LDK-së.

Related

Previous Post

ShBA i dhuron Kosovës një skaner 3 milionë dollarësh, do të vendoset në Merdare

Next Post

Shqipëria hyn zyrtarisht në Bordin e Paqes: Kuvendi miraton marrëveshjen me 110 vota pro, Rama ironizon opozitën

Next Post
Shqipëria hyn zyrtarisht në Bordin e Paqes: Kuvendi miraton marrëveshjen me 110 vota pro, Rama ironizon opozitën

Shqipëria hyn zyrtarisht në Bordin e Paqes: Kuvendi miraton marrëveshjen me 110 vota pro, Rama ironizon opozitën

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.