Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Ballina

BQK, hap konkursin për guvernator

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka shpallur konkursin për guvernator. Konkursi do të jetë i hapur deri  më 16 dhjetor 2022. BQK-ja , aktualisht udhëheqet nga Guvernatori Fehmi Mehmeti.

rinor_post by rinor_post
17/11/2022
in Ballina
0
Rizvanolli: Po punojmë për rritjen e mundësive alternativave për ngrohje
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këtij të fundit i skadon mandati në mars të vitit të ardhshme. Emërimi i guvernatorit të ri do të jetë për një mandat pesëvjeçar duke filluar më 29 mars 2023 ose në datën e emërimit. Lista e kandidatëve që kualifikohen nga ana e Panelit do t’i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës i cili do të përzgjedhë një kandidati. Miratimi dhe emërimi për këtë pozitë do të bëhet nga Presidenti/ja i/e Republikës së Kosovës në pajtim me nenin 84.27 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 38.2 të Ligjit të BQK-së. Në njoftimin e BQK-së, thuhet se konkursi është hapur bazuar në nenin 38 të Ligjit mbi Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.

“Paneli i Bordit të Bankës Qendrore (BQK) publikon: Shpallje Për plotësimin e pozitës së Guvernatorit/es të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Profili i kërkuar i kandidatit/es:  Të jetë me integritet dhe të ketë përgatitje universitare;  Të ketë minimum dhjetë (10) vite përvojë profesionale ose akademike në fushat e ekonomisë, financave, bankave, kontabilitetit apo çështje juridike;  Të ketë njohuri në zhvillimin dhe implementimin e politikave të rëndësishme të lidhura me misionin, objektivat dhe detyrat e BQK-së; Të ketë përvojë dhe aftësi menaxheriale; Të përmbushë kërkesat nga neni 40 i Ligjit nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës;  Njohja e gjuhës angleze dhe gjuhëve tjera paraqet përparësi.

Related

Previous Post

Mbreti i kriptomonedhave humbi gati 16 miliardë euro brenda një dite

Next Post

KEDS reagon pas gjobitjes: Bordi i ZRRE-së e la në “mëshirë të fatit” sektorin e energjisë elektrike

Next Post
KEDS reagon pas gjobitjes: Bordi i ZRRE-së e la në “mëshirë të fatit” sektorin e energjisë elektrike

KEDS reagon pas gjobitjes: Bordi i ZRRE-së e la në “mëshirë të fatit” sektorin e energjisë elektrike

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.