Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Brikena habit të gjithë në dhomën e rrëfimit: “Do ta mbyll me Mateon”

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
27/03/2026
in Category
0
Brikena habit të gjithë në dhomën e rrëfimit: “Do ta mbyll me Mateon”
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një moment i publikuar në rrjetet sociale ka rikthyer në qendër të vëmendjes marrëdhënien mes Brikenës dhe Mateos në Big Brother VIP Albania 5. Në llogarinë zyrtare të spektaklit në “Instagram” është shpërndarë një video nga Dhoma e Rrëfimit, ku Brikena shfaqet duke folur hapur për zhgënjimin e saj ndaj tij.

Ajo rrëfen një episod që e ka lënduar, duke treguar se kishte gatuar për të dy, por Mateo nuk ishte paraqitur për të ngrënë. Sipas saj, ai kishte qëndruar jashtë me Selin dhe Shëndritin, gjë që e bëri të ndihej e shpërfillur.

“Doja të gatuaja për mua dhe për Mateon. E bëra pjatën gati, i bëra një zemër. Hodha për atë dhe për vete. Ai po rrinte me Selin dhe Shëndritin. Unë e ha krejt pjatën, ai nuk vjen. Edhe për ty është më e rëndësishme me nejt me fol me Selin se sa me ardhë brenda me respektuar bukën që unë bëra për ne të dy”, u shpreh ajo.

Brikena përmendi edhe një tjetër moment që e kishte shqetësuar, kur Mateo kishte marrë për krahu Selin për ta nxjerrë jashtë dhe për ta hedhur në pishinë. Sipas saj, ky gjest erdhi në një kohë kur ishte diskutuar mundësia që ai të kishte pëlqim për banoren tjetër, duke e bërë situatën edhe më të vështirë për të.

“Njerëzit me zor presin me pas këtë mundësi prej meje edhe unë po ta jap ty mundësinë me qenë me mua. E ka ditur shumë mirë se sa të rëndësishme e kam me dhënë një puthje, më ka bërë me u ndje shumë keq. Shkon me kap për krahu me hedh në pishinë sidomos një vajzë që as që e kam shoqe… Më ka lënduar kjo gjë”, tha ajo.

Por momenti që ka tërhequr më shumë vëmendje ishte kur Brikena, në italisht, u shpreh: “Voglio chiudere con lui”, që në shqip do të thotë “Dua ta mbyll me të”, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre mund të jetë drejt fundit.

Deklarata e saj ka ngritur pikëpyetje mbi vazhdimësinë e raportit me Mateon, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo situatë do të sjellë një ndarje përfundimtare apo një tjetër përballje mes tyre brenda shtëpisë.

Related

Previous Post

Kryeprokurori Gashi shfaqet krah Konjufcës e Pecit gjatë ndeshjes Sllovaki–Kosovë

Next Post

Vushtrri nën tronditje: rikonstruktohet vrasja e marsit 2025 me tre plumba

Next Post
Vushtrri nën tronditje: rikonstruktohet vrasja e marsit 2025 me tre plumba

Vushtrri nën tronditje: rikonstruktohet vrasja e marsit 2025 me tre plumba

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.