Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Britanikja ‘Express’: Tirana, kryeqyteti i bukur evropian, zgjedhja ideale për turistët

Valon Arifi by Valon Arifi
24/05/2025
in Lajme
0
Britanikja ‘Express’: Tirana, kryeqyteti i bukur evropian, zgjedhja ideale për turistët
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeqyteti i Shqipërisë së bukur është një nga opsionet më të përballueshme për pushime në qytet dhe një zgjedhje fantastike për ata që kërkojnë të eksplorojnë me një buxhet të kufizuar, shkruan Grace Piercy në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Express”.

Qyteti i bukur evropian, Tirana është rekomanduar si vendi më i përballueshëm për britanikët për t’u vizituar këtë vit.

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë së bukur, është një nga opsionet më të përballueshme për pushime në qytet dhe një zgjedhje fantastike për ata që kërkojnë të eksplorojnë me buxhet të kufizuar.

Sipas “Time Out”, kryeqyteti i Shqipërisë është një nga destinacionet më të lira për sa i përket ushqimit dhe aktiviteteve krahasuar me kryeqytetet dhe qytetet e tjera evropiane.

Kostoja e biletave të hyrjes në muzetë kryesore varion nga 2,5 deri në 5 paund, dhe një krikëll birrë kushton 2,96 paund.

Kostoja mesatare e një “Airbnb” me një shtrat është 40 paund nata. Një vakt për dy persona mund të kushtojë midis 21 dhe 25 paund, zakonisht me porcione mjaft “bujare”.

Në qytet, turistët mund të vizitojnë muzetë e Tiranës, duke përfshirë Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2 – të cilat janë në krye të listave të vizitorëve.

Të vendosura në ish-bunkerët e qytetit, çdo muze pasqyron aspekte të jetës shqiptare nën regjimin diktatorial të Enver Hoxhës.

Tirana – ka gjithashtu një jetë të gjallë nate dhe turistët mund të gjejnë bare fantastike koktejesh në lagjen e Bllokut. Nuk do të paguani më shumë se 6-7 paund për një koktej.

Kur bëhet fjalë për restorante, qyteti ka shumë mundësi. Provoni mishin e qengjit apo patëllxhanin ose porosisni një byrek nga një furrë buke lokale.

Turistët britanikë – gjatë pranverës ose verës mund të bëjnë gjithashtu një udhëtim njëditor në Durres, një vendpushim bregdetar ose të shkojnë në veri për të eksploruar fshatrat.

Një nga mënyrat më të mira për të eksploruar Tiranën – është nga maja e Malit të Dajtit, i arritshëm lehtësisht me teleferik.

Në majë, turistët do të gjejnë pamje fantastike të qytetit dhe një sërë aktivitetesh miqësore për familjen.

Udhëtimi nga Londra në Tiranë – me linjat ajrore me kosto të ulët, “Wizz Air” dhe “Ryanair” zgjat pak më shumë se tre orë.

Ekziston një gamë e gjerë akomodimesh duke përfshirë hotele, shtëpi pushimi me qira dhe hostele.

Related

Previous Post

Droni kap ‘mat’ 28-vjeçarin në Thumanë duke u kujdesur për serën me kanabis, vihet në pranga

Next Post

Lini, destinacioni ideal për një fundjavë ndryshe

Next Post
Lini, destinacioni ideal për një fundjavë ndryshe

Lini, destinacioni ideal për një fundjavë ndryshe

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.