Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Burg me kusht për shqiptarin me flamurin ‘Autokton’ – asnjë dënim për huliganët e Kumanovës

Valon Arifi by Valon Arifi
08/08/2025
in Lajme
0
Burg me kusht për shqiptarin me flamurin ‘Autokton’ – asnjë dënim për huliganët e Kumanovës
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një person me shtetësi gjermane (KOHA.mk merr vesh se është shqiptar) është dënuar me dy vjet burg me kusht për veprën penale “nxitje të urrejtjes” gjatë ndeshjes ndërkombëtare të futbollit mes klubit nga Tetova “Shkëndija” dhe “Qarabag”. Këtë aktgjykim e ka shqiptuar Gjykata Themelore Penale Shkup 1, pas identifikimit të kryer dhe aktakuzës së ngritur me procedurë urgjente nga Prokuroria Themelore Publike.

“Kundër tij është ngritur aktakuzë, sepse më 5 gusht, menjëherë para ndeshjes së futbollit ndërmjet FC ‘Shkëndija’ dhe FC ‘Qarabag’, me shpalosjen dhe valëvitjen e flamurit të ‘Shqipërisë së Madhe’ me mbishkrimin ‘Autokton’, ka nxitur ndjenja urrejtjeje, përçarjeje dhe intolerancë mbi baza etnike. Kjo është vërejtur nga zyrtarët policorë, të cilët e kanë privuar nga liria”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shkupit.

Në njoftim theksohet se mbi bazën e dëshmive të siguruara, Gjykata Themelore Penale Shkup ka shpallur të pandehurin fajtor dhe e ka dënuar me dënim me kusht prej dy vitesh, i cili nuk do të ekzekutohet nëse i dënuari nuk kryen vepër të re penale në pesë vitet e ardhshme.

Në të njëjtën kohë, meqë bëhet fjalë për një shtetas të huaj, Gjykata ka marrë vendim ta dëbojë dhe t’i ndalojë hyrjen në shtet për pesë vitet e ardhshme.

Ndërkohë, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria kanë njoftuar se vazhdojnë të ndërmarrin masa për zbulimin dhe identifikimin e autorëve të veprave penale përhapje të urrejtjes dhe intolerancës të lidhura me ndeshjet sportive.

Por, asnjë informatë nuk jepet nëse janë dënuar në mënyrë eksprese huliganët maqedonas, të cilët brohorisnin në kor thirrje antishqiptare, madje në praninë e kryeministrit Hristijan Mickoski, ministrit të Policisë, Pançe Toshkovski dhe zëvendëskryeministrit Stoilkoviq.

Brohoritje antishqiptare kishte në sallën e sportit në Kumanovë, në ndeshjen e basketbollit Maqedoni-Rumuni. Dy ditë më pas, MPB tha se ka marrë në pyetje një të dyshuar, por pa treguar nëse është ngritur apo jo aktakuzë gjyqësore. Dhe, bëhet fjalë vetëm për një të fruar në polici, dhe jo për tërë grupin që brohorisnin “Dhoma gazi për shqiptarët”, “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”…

Related

Previous Post

Koci kërkon ndryshime në strukturën e Gjykatës Speciale

Next Post

Përplasje të forta mes shefit të ushtrisë izraelite dhe kabinetit të sigurisë për shkak të Gazës

Next Post
Përplasje të forta mes shefit të ushtrisë izraelite dhe kabinetit të sigurisë për shkak të Gazës

Përplasje të forta mes shefit të ushtrisë izraelite dhe kabinetit të sigurisë për shkak të Gazës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.