Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Ballina

Buxheti mbi 3.2 miliardë euro – bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për vitin 2023

Lirigzona Nuredini by Lirigzona Nuredini
15/12/2022
in Ballina
0
Miratohet në parim Projektligji për pagat në sektorin publik
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në fund të muajit tetor, Qeveria e Kosovës kishte miratuar Projektligjin për Buxhetin e vitit 2023, i cili pritet të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro.

Një miliardë e 98 milionë euro janë ndarë për subvencione e transfere, 811 milionë në shpenzime kapitale, 745 milionë të tjera në kategorinë paga dhe mëditje dhe 493 milionë euro në mallra dhe shërbime.

Lidhur me këtë, deputetet e Kosovës sot do të diskutojnë shqyrtimin e dytë për ndarjet buxhetore.

“Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar lidhur me Projektligjin e vitit 2023, me ç’rast specifikohet se “Të gjitha të hyrat vetanake të mbledhura para vitit fiskal 2022 dhe të pashpenzuara, behën pjesë e Fondit të Kosovës në Bilancin Bankar”.

Me këtë rast, Rama është shprehur se të hyrat vetanake të Prishtinës, i takojnë vetëm kryeqytetit, teksa ka thënë se miratimi i buxhetit për vitin e ardhshëm në këtë formë është anti-Kushtetues.

Derisa Instituti për Studime të Avancuara GAPthotë se te komunat e udhëhequra nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës ka pasur ndarje të balancuar të buxhetit, derisa komunat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës përfitojnë vetëm 1 për qind të investimeve përkundër se ato mbulojnë 8 për qind të popullsisë.

“Nga 51.2 milionë euro investime kapitale të reja të nivelit qendror këtë vit, 22 milionë euro janë destinuar për projekte specifike në komuna. 52 për qind e kësaj shume apo 12 milionë euro do të orientohet tek komunat e udhëhequra nga LVV, komuna që mbulojnë 9 për qind të territorit dhe 8 për qind të popullsisë”, thuhet në raportin e GAP-it.

Related

Previous Post

Tahiri kërkon që Ligji i Pagave të hyjë në fuqi më 1 shkurt: Një koeficient ta ketë vlerën prej 129 euro

Next Post

Bizneset që hapin vende të reja pune për gratë do të mbështeten nga shteti për tre muaj

Next Post
Bizneset që hapin vende të reja pune për gratë do të mbështeten nga shteti për tre muaj

Bizneset që hapin vende të reja pune për gratë do të mbështeten nga shteti për tre muaj

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.