Seanca për formimin e Qeverisë së re është caktuar të mbahet nesër, pikërisht në ditën e fundit të afatit 15-ditor të përcaktuar për përmbylljen e këtij procesi.
Sipas informatave të siguruara nga Klan Kosova, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në orën 14:00 për të votuar mandatarin dhe kabinetin e ri qeveritar.
Para kësaj seance, do të zhvillohet edhe mbledhja për shqyrtimin e Buxhetit të Republikës, e cila pritet të nisë në orën 11:00.
Mandatari i propozuar për kryeministër është nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse partia ka siguruar numrat e nevojshëm për formimin e Qeverisë.

