Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Shëndeti

Çiklizmi mund të rikthejë lidhjet nervore të dëmtuara nga Parkinsoni

Enesa Veseli by Enesa Veseli
12/08/2025
in Shëndeti
0
Çiklizmi mund të rikthejë lidhjet nervore të dëmtuara nga Parkinsoni

Portrait of beautiful senior couple on bike ride in autumn nature. Taking break, drinking water from sport bottle and fastening helmet.

0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas një studimi të publikuar në “Clinical Neurophysiology”, çiklizmi mund të ndihmojë në rikthimin e lidhjeve nervore të dëmtuara nga sëmundja e Parkinsonit, një gjendje neurologjike që prek aftësinë për të lëvizur dhe prek mbi 10 milionë njerëz në mbarë botën.

Sipas burimit Medical News Today, Parkinsoni dëmton sistemin nervor qendror, duke sjellë ndërprerje të ndërlikuara në funksionin e trurit, të cilat përkeqësohen me kalimin e kohës.

Studimi, i udhëhequr nga Dr. Aasef Shaikh në Universitetin e Cleveland-it, përfshiu nëntë pjesëmarrës me Parkinson që kishin të implantuar pajisje stimulimi të thellë të trurit (DBS).

Ata ndoqën 12 seanca çiklizmi gjatë një periudhe prej katër javësh. Çiklizmi u zhvillua përmes një programi adaptiv, ku biçikleta “mësonte” performancën e secilit dhe rregullonte rezistencën në varësi të përpjekjes.

Pas përfundimit të seancave, u vërejtën ndryshime të matshme në sinjalet e trurit që lidhen me kontrollin motorik dhe lëvizjen. Kjo sipas Dr. Shaikh, provon se ushtrimet fizike ndryshojnë funksionin e trurit, por këto ndryshime kërkojnë vazhdimësi dhe këmbëngulje, transmeton Gazeta Shneta.

Ai theksoi se mekanizmi mund të ndodhet jashtë ganglieve bazale — strukturës kryesore të prekur nga Parkinsoni — ndoshta në sistemin propriocetiv ose në tru të vogël (cerebellum).

Mesazhi kryesor për pacientët është të ruajnë një stil jetese aktiv, duke kombinuar ushtrime fizike dhe mendore për të ngadalësuar përparimin e sëmundjes.

Studiuesit synojnë të zgjerojnë kërkimin me imazheri më të avancuar dhe prova në shkallë më të gjerë, si dhe të testojnë lloje të tjera aktivitetesh fizike për përfitime të ngjashme.

Related

Previous Post

Shëndeti përtej barnave: Si natyra, arti dhe sporti përmirësojnë shëndetin e komuniteteve

Next Post

3,000 hapa në ditë në ritëm më të shpejtë mund të ulin rrezikun kardiovaskular me 17%

Next Post
3,000 hapa në ditë në ritëm më të shpejtë mund të ulin rrezikun kardiovaskular me 17%

3,000 hapa në ditë në ritëm më të shpejtë mund të ulin rrezikun kardiovaskular me 17%

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.