13 Tetor 2025 | Qendra.info
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka deklaruar se kjo parti ka dalë forca e parë politike në vend, duke udhëhequr me numrin më të madh të asambleistëve në të gjitha komunat e Kosovës.
Sipas saj, me rreth 97% të vendvotimeve të procesuara, PDK ka siguruar 208 asambleistë në nivel vendi dhe mbi 175 mijë vota gjithsej.
“Me rreth 97% të vendvotimeve të procesuara, PDK del forca e parë politike në vend me 208 asambleistë anembanë Kosovës dhe mbi 175.000 vota.
Ky rezultat është dëshmi e qartë se besimi i qytetarëve nuk fitohet me fjalë, por me punë, përkushtim e vizion,” – ka shkruar Çitaku.
Rezultatet zyrtare pritet të konfirmohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pas përfundimit të numërimit të plotë të votave.