Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Çitaku: Një militant në krye të ATK-së, VV-ja u zhveshën nga çdo vlerë që e predikonin

Valon Arifi by Valon Arifi
13/08/2025
in Lajme
0
Çitaku: Një militant në krye të ATK-së, VV-ja u zhveshën nga çdo vlerë që e predikonin
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi ish-kandidati për deputet i VV-së dhe njeriu i afërt me këtë parti, është emëruar në krye të Administratës Tatimore të Kosovës.

Çitaku ka thënë se një militant partiak është vendosur në krye të një prej institucioneve më të rëndësishme në vend. Ajo ka ironizuar me shprehjen që dikur e përdorte vetë Kurti për të kritikuar këtë dukuri, duke thënë se “shokët dhe familjarët janë për dasma”.

“Albin Kurti e paska emëruar militantin partiak, ish-kandidatin për deputet Mentor Hyseni, drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës, një prej institucioneve më të rëndësishme në vend.
Ja pra, këta që nga opozita bënin betejë kundër nepotizmit e klientelizmit, dhe e kishin gojën plot meritokraci e parime, me të ardhur në pushtet u zhveshën nga çdo vlerë që predikonin.
Ende besoj se e vetmja e mirë e Qeverisë Kurti 2 është demistifikimi i Albin Kurtit.
Shokët e familjarët vetëm për dasma, apo?”, shkruan Çitaku.

Lajmin për emërimin e Hysenit në krye të ATK-së, e ka bërë të ditur vetë Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, e cila ka thënë se procesi i përzgjedhjes për këtë pozitë është zhvilluar në mënyrë transparente dhe profesionale, duke u siguruar që kandidati i përzgjedhur të plotësojë të gjitha kushtet e nevojshme për këtë pozitë me rëndësi të lartë.

Gazeta Online Reporteri.net kishte raportuar në nëntor të vitit të kaluar se si Hyseni ia ka mësyrë pozitës si Drejtor pranë Administratës Tatimore të Kosovës. Pozita ishte hapur në maj të vitit 2024, kur dhe ishte shpallur konkursi.

Në vitin 2021 ai ishte emëruar anëtar i bordit në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, për t’u bërë dy vite më pas, kryesues i këtij bordi në këtë institucion.

Por, krahas kësaj pozite, Hyseni s’kishte mbetur pa gjë në Qeverinë Kurti 1, ku ishte emëruar anëtar i përkohshëm i bordit në “Ujësjellësi Prishtina”.

Hyseni në vitin 2019 kishte aderuar në Vetëvendosje, aderim për të cilin pati shkruar edhe vetë Albin Kurti.“Ardhja e Mentorit në Lëvizje është vlerë e shtuar për të përmirësuar Politikat Publike, Ekonominë dhe Financat Pubiike në vendin tonë”, kishte shkruar Kurti.

Po në atë vit në zgjedhje kishte qenë kandidat për deputetë, por që s’kishte rezultuar i suksesshëm, ashtu siç po rezulton me postet shtetërore që po synon.

Hyseni, ani pse s’ishte bërë deputet, kishte vazhduar aktivitetin e tij politik me VV-në, duke u bërë edhe donator i kësaj partie, në dhënien e parave për mbështetje të fushatës atë kohë.

Më 21 korrik të vitit 2021 ishte ngritur aktakuzë ndaj Mentor Hyseni për deklarim të rrejshëm të pasurisë. /Reporteri.net/

Related

Previous Post

Ilir Meta mbetet në burg, Gjykata refuzon kërkesën për lirim

Next Post

Emërimi i Mentor Hysenit në krye të ATK-së, Deliu: Kurti shokët dhe familjarët tani po i mban për poste dhe dasma

Next Post
Emërimi i Mentor Hysenit në krye të ATK-së, Deliu: Kurti shokët dhe familjarët tani po i mban për poste dhe dasma

Emërimi i Mentor Hysenit në krye të ATK-së, Deliu: Kurti shokët dhe familjarët tani po i mban për poste dhe dasma

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.