Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Çitaku pas rritjes së çmimit të rrymës: Kjo kastë politike e dëshiron qytetarin të varfëruar dhe të nënshtruar

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Valon Arifi by Valon Arifi
16/04/2025
in Lajme
0
Çitaku pas rritjes së çmimit të rrymës: Kjo kastë politike e dëshiron qytetarin të varfëruar dhe të nënshtruar
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Çitaku ka thënë se nuk ishte aspak e befasuar me vendimin sepse pushteti shmang dialogun dhe konsultimet me qytetarët dhe bizneset.

Ajo ka thënë sepse kjo është mënyra se si operon Lëvizja Vetëvendosje, përcjell Periskopi.

“Refuzon dialogun, qoftë social, qoftë politik, me këdo dhe për çkado”, ka thënë deputetja e PDK-së.

Sipas saj, VV-ja arrogancë të njëjtë ka shfaqur edhe ndaj sindikatave, mediave, opozitës dhe bizneseve.

“Kjo kastë politike e dëshiron qytetarin të varfëruar dhe të nënshtruar, sepse beson se vetëm ashtu mund ta sundojë më lehtë”, ka thënë ajo.

“E më ironikja? Kjo parti politike, në mënyrë radikale – dhe shpeshherë edhe dhunshëm, ka kundërshtuar çdo përpjekje tonën për rritjen e kapaciteteve energjetike të Republikës. Konsistentë në destruktivitet, kjo është e vetmja politikë që njohin”, ka thënë Çitaku.

Ani pse pati reagime të shumta kundër propozimit, ZRrE-ja të mërkurën ka vendosur për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Related

Previous Post

Ancelotti sonte “ALL IN”, ky pritet të jetë ndryshimi në formacion për ndeshjen kundër Arsenalit

Next Post

‘Turp për Gjykatën e Hagës’, Grenell i ashpër me Specialen: Amerikanët po paguajnë një gjyq të rremë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.