Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas shpalljes së kandidaturës së Bedri Hamzës për kryetar të partisë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Çitaku ka shprehur mbështetjen e saj për Hamzën, duke theksuar se partia po hyn në një fazë të re të bashkimit dhe sukseseve.
“PDK është familja jonë dhe së bashku do ta hapim kapitullin e ri të fitoreve”, ka shkruar Çitaku, duke shpërndarë postimin njoftues të kandidaturës së Hamzës.
Kandidatura e Hamzës vjen në një kohë kur PDK po përgatitet për procesin e brendshëm zgjedhor dhe për riorganizimin e strukturave të saj pas disa muajsh debatësh të brendshme./Qendra.INFO

