Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Çitaku takon një delegacion nga Britania – diskutohet për zhvillimet politike në vend

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka pritur një delegacion nga Mbretëria e Bashkuar, të përbërë nga deputeti britanik Alex Sobel dhe anëtarja e “City Leaders”, Cllr Helen Hayden, raporton Periskopi.

Valon Arifi by Valon Arifi
10/04/2025
in Lajme
0
Çitaku takon një delegacion nga Britania – diskutohet për zhvillimet politike në vend
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas njoftimit, në këtë takim u vlerësua lart miqësia dhe partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, me theks të veçantë tek bashkëpunimi politik, ndihma institucionale dhe mbështetja për rininë dhe fuqizimin e grave në politikë.

Tutje, Çitaku shprehu mirënjohjen e saj për kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në ndërtimin e institucioneve demokratike në Kosovë.

“Jemi thellësisht mirënjohës për partneritetin e fortë me Mbretërinë e Bashkuar. Mbështetja e tyre ka qenë jetike në rrugëtimin tonë drejt forcimit të shtetit ligjor dhe zhvillimit demokratik. Takime si ky na japin mundësinë të thellojmë bashkëpunimin dhe të ndërtojmë ura të reja miqësie e mirëkuptimi”, tha Çitaku.

Delegacioni britanik u interesua për zhvillimet aktuale politike në vend, sfidat e rinisë dhe fuqizimin e grave në institucionet vendimmarrëse, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm.

“Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj thellimit të raporteve ndërkombëtare dhe forcimit të lidhjeve me aleatët strategjikë të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim, Çitaku ishte e shoqëruar nga kryetarja e Rinisë Demokratike dhe deputetja e sapozgjedhur, Arbnora Salihu, si dhe shefi i kabinetit të kryetarit Memli Krasniqi, Ardian Arifaj.

Related

Previous Post

MKRS akuzon Komunën e Prishtinës për shmangie me qëllim të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore

Next Post

Kallas të dielen i pret në darkë ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor

Next Post
Kallas të dielen i pret në darkë ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor

Kallas të dielen i pret në darkë ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.