Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Çka rrezikohet të bllokohet nga moskonstituimi i Kuvendit? – Paralajmërojnë nga IKD

07/07/2025
in Lajme
Reading Time: 4 mins read
Çka rrezikohet të bllokohet nga moskonstituimi i Kuvendit? – Paralajmërojnë nga IKD
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë Legjislaturës VIII të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka pasur ngecje serioze në procesin e emërimit të organeve kolegjiale dhe individuale që Kuvendi ka për detyrë t’i emërojë sipas Kushtetutës dhe ligjeve të veçanta.

Kështu thuhet përmes një njoftimi për media nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe, me dhjetëra institucione janë bërë jofunksionale ose kanë mbetur me mungesë të anëtarëve përkatës, si pasojë e mosveprimit të Kuvendit dhe vonesave të Qeverisë për propozimin e tyre.

“Kuvendi, edhe pse në disa raste ka zbatuar me përpikëri procedurat e parapara, në fund ka dështuar që këto emërime të bëhen me kohë dhe në përputhje me kriteret kushtetuese e ligjore. Si pasojë, këto organe mbetën pa anëtarë. Në të njëjtën kohë, Qeveria nuk tregoi kujdes për të bërë propozimet brenda afateve të parapara dhe për të garantuar që këto pozita të mos mbushen me persona me lidhje politike apo partiake”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se përgjegjësia kryesore për këtë situatë i takon shumicës parlamentare të legjislaturës së kaluar, e cila, ndonëse kishte fuqinë për t’i realizuar këto emërime, zgjodhi të mos veprojë, duke lënë pas dore dhe neglizhuar obligimet kushtetuese dhe ligjore.

“Mos-efikasiteti dhe dështimi për t’i emëruar anëtarët në këto organe në kohë, është bartur në Legjislaturën IX, e cila nuk është duke u konstituuar që nga data 15 prill 2025, duke e bllokuar kështu tërësisht funksionimin kushtetues dhe ligjor të institucioneve që përbërjet e tyre varen nga vota e Kuvendit. Pasojat e moskonstituimit janë tashmë të dukshme në mosfunksionimin e disa organeve dhe do të bëhen edhe më të qarta në muajt e ardhshëm, për shkak të skadimit të mandateve të tjera”.

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka identifikuar një numër institucionesh dhe agjencish të pavarura që tashmë funksionojnë me vështirësi të theksuara dhe të tjera janë në prag të jofunksionalitetit institucional për shkak të mungesës së konstituimit të Kuvendit dhe dështimit për të përmbyllur procedurat e domosdoshme të emërimeve.

Sipas IKD-së, lista e institucioneve që po funksionojnë me mungesa të anëtarëve ose janë jofunksionale për shkak të mosveprimit të Kuvendit:

Gjykata Kushtetuese – Dy gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese nuk janë përzgjedhur në fund të vitit 2024 nga Kuvendi.

Organi Shqyrtues i Prokurimit – Pozita e Kryetarit të Bordit është e zbrazët pas dorëheqjes më 12 gusht 2024.

Institucioni i Avokatit të Popullit – Katër zëvendësavokatëve të Popullit u ka përfunduar mandati më 14 qershor.

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës – Sipas Ligjit të ri, duhet të emërohen edhe 10 anëtarë të rinj.

Agjencia Kosovare e Pronës – Komisioni për Verifikim dhe Vendosje për Prona – Duhet të plotësohet me 2 anëtarë vendor.

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës – Dy pozita janë të paplotësuara: përfaqësuesi i punëtorëve dhe ai nga bizneset.

Autoriteti Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare – Mungon një anëtar që duhet emëruar nga Kuvendi pas propozimit të Qeverisë.

Komisioni i Pavarur për Media (KPM) – Mungojnë pesë anëtarë; Komisioni mbetet jofunksional.

Autoriteti i Pavarur i Konkurrencës – Mungojnë 2 anëtarë pas dorëheqjeve me shkrim.

Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave – Mungojnë 4 anëtarë; ARrH është jofunksional.

Bordi Këshillëdhënës për Mbrojtjen e Mjedisit – Mungojnë 7 anëtarë; bordi është jofunksional.

Komisioni Shqyrtues i Autoritetit Rregullativ për Shërbimet e Ujit – Në mungesë të Kryesuesit.

Bordi i Ndërmarrjes Publike KOSTT SH.A – Në mungesë të dy anëtarëve që duhet të emërohen duke respektuar kuotën gjinore.

Komisioni për Ndihmë Shtetërore (KNSH) – Në procedurë ka ngelur zgjedhja e kryesuesit dhe 4 anëtarëve të KNSH.

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale – Duhet të zgjedhen 2 anëtarë pas propozimit të Qeverisë.

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik – Duhet të emërohet Kryesuesi i KRPP-së.

Bordi i Ankesave në KPM – Në mungesë të dy anëtarëve; bordi mbetet jofunksional.

Po ashtu, disa mandate janë në përfundim e sipër brenda këtij viti:

Avokatit të Popullit do t’i përfundojë mandati më 28 shtator.

Gjashtë anëtarëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit do t’u përfundojë mandati më 6 gusht.

15 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës pritet t’u skadojë mandati në nëntor të këtij viti.

Tutje IKD bën të ditur se moszgjedhja e anëtarëve në organet e pavarura cenon rëndë funksionalitetin institucional dhe sundimin e ligjit në vend.

“Mungesa e kuorumeve të nevojshme për vendimmarrje i bën këto institucione të paafta për të ushtruar kompetencat e tyre ligjore, duke krijuar vakum institucional dhe rrezikuar zbatimin efektiv të ligjeve. Kjo situatë çon në vonesa në ofrimin e shërbimeve publike, ndërprerje të mbikëqyrjes institucionale dhe dobësim të llogaridhënies në sektorët më të ndjeshëm për qytetarët”.

Nga IKD thonë se përveç pasojave funksionale, kjo gjendje cenon besimin e qytetarëve në institucionet publike dhe dëmton rendin demokratik në vend.

“Mospërmbushja e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore nga ana e Kuvendit dhe Qeverisë krijon precedent të rrezikshëm për mosrespektimin e shtetit të së drejtës dhe e bën të pamundur funksionimin e ekuilibruar të sistemit institucional. IKD kërkon që Kuvendi i Republikës së Kosovës të konstituohet menjëherë, pa vonesa të mëtejshme, dhe të fillojë përmbushjen e detyrimeve kushtetuese për emërimin e anëtarëve në institucionet e pavarura, si hap i domosdoshëm për rikthimin e rendit institucional dhe rifitimin e besimit të qytetarëve në sistemin publik.

Shteti nuk guxon të mbetet në pauzë”, thuhet në njoftimin e IKD-së.

Related

Previous Post

“Është çështje e shijes…” – Peci pyetet se pse edhe OJQ`të e Presidentja po e interpretojnë ndryshe nga ta aktgjykimin e Kushtetueses

Next Post

Deputetët dështojnë për herë të 43-të, shtyhet seanc

Next Post
Deputetët dështojnë për herë të 43-të, shtyhet seanc

Deputetët dështojnë për herë të 43-të, shtyhet seanc

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

“Karteli Ballkanik” – Kokaina përmbyt Evropën nga porti i Hamburgut

“Karteli Ballkanik” – Kokaina përmbyt Evropën nga porti i Hamburgut

07/07/2025
“Shija” e VV-së që po devijon aktgjykimin e Kushtetueses

“Shija” e VV-së që po devijon aktgjykimin e Kushtetueses

07/07/2025
Luhet loja e parë e futbollit mes robotëve

Luhet loja e parë e futbollit mes robotëve

07/07/2025
Ushtari izraelit i jep fund jetës: I shoh trupat gjatë gjithë kohës

Ushtari izraelit i jep fund jetës: I shoh trupat gjatë gjithë kohës

07/07/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

“Karteli Ballkanik” – Kokaina përmbyt Evropën nga porti i Hamburgut

“Karteli Ballkanik” – Kokaina përmbyt Evropën nga porti i Hamburgut

07/07/2025
“Shija” e VV-së që po devijon aktgjykimin e Kushtetueses

“Shija” e VV-së që po devijon aktgjykimin e Kushtetueses

07/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info