Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Çmimet e naftës, Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut me aksion në tërë Kosovën

Enesa Veseli by Enesa Veseli
06/03/2026
in Lajme
0
Çmimet e naftës, Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut me aksion në tërë Kosovën
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka zhvilluar sot një aksion të gjerë inspektues në bashkëpunim me inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës dhe ata të Autoritetit të Konkurrencës.

Siç bëhet e ditur në një njoftim të MINT-it qëllimi i këtij aksioni ka qenë mbikëqyrja e zbatimit të vendimit për rregullimin e përkohshëm të çmimeve të produkteve të naftës dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse.

“Veprimet kanë për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve, rritjen e transparencës në treg, sigurimin e konkurrencës së ndershme dhe parandalimin e çrregullimeve të mundshme në treg”.

“Aksioni u zhvillua mbi bazën e vendimit të datës 04.03.2026 të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, dhe u përqendrua tek mbi njëzet e pesë operatorë ekonomikë në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë tregtarët e produkteve të naftës për përdorim në transport”.

“Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka vepruar në koordinim të ngushtë me Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore dhe Autoritetin e Konkurrencës, me qëllim që çdo veprim të jetë i koordinuar dhe efektiv’, theksohet më tej në njoftim,..

Related

Previous Post

Terras i zhgënjyer: Moszgjedhja e Presidentit, prapakthim serioz dhe burim i pasigurisë politike

Next Post

Gjykata Kushtetuese i shkruan kryeparlamenatres, Haxhiu i njofton deputetët

Next Post
Gjykata Kushtetuese i shkruan kryeparlamenatres, Haxhiu i njofton deputetët

Gjykata Kushtetuese i shkruan kryeparlamenatres, Haxhiu i njofton deputetët

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.