Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Dacic hapur e pranon që po mbështet banditin Dodik: S’e lejojmë zbatimin e fletarrestit

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme në Serbi, Ivica Daçiq, tha se angazhimi i shtetit të tij ka parandaluar që të zbatohen fletarrestimet për presidentin e entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, dhe kryetarit të Parlamentit të këtij entiteti në Bosnje e Hercegovinë, Nenad Stevandiq.

Valon Arifi by Valon Arifi
01/04/2025
in Lajme
0
Dacic hapur e pranon që po mbështet banditin Dodik: S’e lejojmë zbatimin e fletarrestit
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas njoftimit, kjo ka “ofruar siguri” për qytetarët serbë, pra Dodikun dhe Stevandiqin.

Më 27 mars, Gjykata e Bosnje e Hercegovinës i kërkoi INTERPOL-it të lëshoi një “njoftim të kuq” për Dodikun dhe Stevandiqin, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale të “sulmit ndaj rendit kushtetues të Bosnje e Hercegovinës”.
Serbia ka dërguar një notë proteste në INTERPOL sa i përket fletarrestimeve për Dodikun dhe Stevandiqin, duke thënë se ato shkelin një nen të statutit që përcakton se çdo veprim nëse ka një sfond politik, ushtarak, fetar ose racor është rreptësisht i ndaluar.

Më 27 mars, Daçiq deklaroi se Dodiku dhe Stevandiqi janë shtetas të Serbisë dhe se fletarrestimeve ndërkombëtare që Bosnja po iu referohej nuk përbënin bazë për veprim pasi nuk kanë kaluar nëpër procesin e verifikimit për të parë nëse janë përmbushur kushtet.

Në njoftimin e 1 prillit tha se kërkesa për fletarrestime ndërkombëtare aktualisht është në fazën e “shqyrtimit preliminar nga Task-Forca për Fletarrestime Ndërkombëtare në INTERPOL, që po verifikon përputhshmërinë me statutin dhe rregullat e organizatës”.

Vendimi përfundimtar merret nga Komisioni për Kontrollin e Dosjeve të INTERPOL-it, që mblidhet të paktën tri herë në vit dhe sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, seanca e radhës është planifikuar për periudhën midis 7 dhe 11 prillit.

“Republika e Serbisë respekton institucionet ndërkombëtare dhe kornizën ligjore, por nuk do të devijojë nga procedurat e saj në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të qytetarëve të saj”, u tha në njoftim.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se Serbia do të mbetet e përkushtuar ndaj këtij procesi dhe do të marrë pjesë aktivisht në të gjitha hapat “për të siguruar që vendimi të merret në favor të qytetarëve tanë, drejtësisë dhe ligjshmërisë”./Radio Evropa e Lirë

Related

Previous Post

Osmani publikon sot datën e seancës konstituive të Kuvendit

Next Post

Skandal në RMV/ Dyshohet se shiti sekretet shtetërore te grupet kriminale, arrestohet truproja e kryeministrit Mickoski

Next Post
Skandal në RMV/ Dyshohet se shiti sekretet shtetërore te grupet kriminale, arrestohet truproja e kryeministrit Mickoski

Skandal në RMV/ Dyshohet se shiti sekretet shtetërore te grupet kriminale, arrestohet truproja e kryeministrit Mickoski

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.