Prishtinë, 09 Nëntor 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se deri në ora 11:00, në 18 komunat ku po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë, kanë dalë për të votuar 52,812 qytetarë, që përbën 4.01% të numrit të përgjithshëm të votuesve.
Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet në komunat: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë-Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.
KQZ kujton qytetarët të dalin dhe të ushtruar të drejtën e tyre të votës gjatë gjithë ditës.

