Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

DASH: Paratë e krimit shqiptar po pastrohen në ndërtim, shqetësim ligji i kumarit

Valon Arifi by Valon Arifi
25/03/2025
in Lajme
0
DASH: Paratë e krimit shqiptar po pastrohen në ndërtim, shqetësim ligji i kumarit
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

ë Raportin e Strategjisë së Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve 2025, Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmon rolin dominant të grupeve shqiptare të krimit të organizuar në tregjet globale të drogës, por vlerëson gjithashtu angazhimin në rritje të institucioneve shqiptare, veçanërisht të SPAK-ut, në luftën kundër trafikimit dhe pastrimit të parave.

Sipas raportit, “krimi i organizuar i udhëhequr nga shqiptarët luan një rol të rëndësishëm në furnizimin e tregjeve ndërkombëtare me kanabis, kokainë dhe heroinë”, ndërsa theksohet se këto grupe “ekspozojnë teknika komunikimi dhe pastrimi parash gjithnjë e më të sofistikuara”.

Shqiptarët operojnë në një rrjet të gjerë që përfshin BE-në, SHBA-në, Kanadanë, Amerikën e Jugut, Mbretërinë e Bashkuar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqinë, ndërsa kanë “qasje të drejtpërdrejtë tek prodhimi i kokainës në Amerikën e Jugut” dhe në zinxhirin e shpërndarjes drejt Evropës.

Ekonomia shqiptare, thuhet në raport, shfrytëzohet për “pastrimin e të ardhurave nga krimi, veçanërisht përmes sektorit të ndërtimit”, duke kontribuar njëkohësisht në korrupsion dhe destabilizim të institucioneve.

Roli i SPAK: Nga retorika në rezultate të prekshme

Raporti e përmend me theks të veçantë Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila gjatë viteve 2023–2024 ka luajtur një rol aktiv në hetimin e rrjeteve ndërkombëtare kriminale.

“SPAK mori pjesë në 35 ekipe hetimore të përbashkëta në vitin 2023 dhe zgjeruan përdorimin e tyre në vitin 2024”, thekson raporti, duke përmendur ndër të tjera operacionin e përbashkët me Eurojust, Europol dhe autoritetet shqiptare, që çoi në 66 arrestime, sekuestrimin e 360 kg kokainë, 4.3 milionë dollarë para të thata dhe pasuri të tjera me vlerë 65 milionë dollarë.

Në një tjetër rast, në nëntor 2024, një operacion i përbashkët me autoritetet italiane çoi në arrestimin e 29 anëtarëve të një rrjeti shqiptar dhe sekuestrimin e aseteve dhe drogës me vlerë 74 milionë dollarë.

Related

Previous Post

Ekskluzive/Intervistë me Arben Ahmetaj: Ju tregoj vitet e mia me Ramën

Next Post

Klodiana Lala nxjerr përgjimet e Veliajt në qeli: Ministrin që ma bëri kështu se fal

Next Post
Klodiana Lala nxjerr përgjimet e Veliajt në qeli: Ministrin që ma bëri kështu se fal

Klodiana Lala nxjerr përgjimet e Veliajt në qeli: Ministrin që ma bëri kështu se fal

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.