Dëme të shumta janë shënuar në qytetin izraelit Bat Yam si pasojë e sulmeve iraniane, ndërkohë ekipet e zjarrfikësve izraelitë po kryejnë operacione e kërkim-shpëtimit në rrënojat e ndërtesave të shkatërruara, raporton Anadolu.
Dëmet e rënda në Bat Yam erdhën pas një goditje të drejtpërdrejtë nga një raketë balistike iraniane në kuadër të operacionit iranian “Premtimi i Vërtetë III”.
Sulmet iraniane janë pjesë e fushatës së vazhdueshme hakmarrëse ndaj Izraelit, të cilat goditën periferinë jugore të Tel Avivit, duke shkaktuar shembje të rëndë strukturore dhe duke nxitur reagim emergjent.
Autoritetet lokale njoftuan se sulmet iraniane dëmtuan 61 ndërtesa në Bat Yam, duke i bërë gjashtë prej tyre të pabanueshme.
Më herët, mediat izraelite raportuan se të paktën 10 persona janë vrarë dhe 250 të tjerë janë plagosur në sulmet iraniane gjatë natës në Izraelin qendror dhe verior, ndërkohë 18 persona mbeten akoma të zhdukur.