PRISHTINË – Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas vendimit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për të nominuar Glauk Konjufcën si mandatar të dytë për formimin e qeverisë, raporton Epoka e Re.
Në një postim në Facebook, Deliu-Kodra e ka quajtur këtë hap një “lojë politike për të fituar kohë”, duke thënë se qeveria aktuale ka dështuar dhe se zgjedhjet e reja janë e vetmja zgjidhje.
“Mandatari i ri pa shumicë është thjesht një lojë për të fituar kohë. Nëntë muaj dështim nuk mund të mbulohet me taktika politike. Zgjedhjet janë zgjidhja,” – ka shkruar ajo.
Reagimi i Deliu-Kodrës vjen pas vendimit të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, për të propozuar Konjufcën si mandatar në përpjekjen e dytë për formimin e qeverisë, pasi tentativa e parë nuk arriti të sigurojë shumicën në Kuvend.

