Deputetja e VV-së, Adriana Matoshi ka reaguar pasi Fitore Pacolli ka pasur një përplasje verbale sot me një qytetar.
Matoshi këtë e ka lidhur me faktin se ajo është grua.
Matoshi ndau edhe një histori, duke treguar se ndaj saj ka pasur sulm fizik në shesh.
Ndërsa, Qytetari që u përplas me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, në një lokal në Prishtinë, është intervistuar nga Policia në cilësinë e të dyshuarit për kanosje.
Ngjarja ndodhi pasi ai iu afrua tavolinës ku po qëndronte deputetja dhe i ofroi të paguante faturën e saj, duke e akuzuar publikisht për korrupsion.