Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Derisa Osmani lavdëronte Trump, Fox News shfaqi rrahjen në Kuvend

Enesa Veseli by Enesa Veseli
24/09/2025
in Lajme
0
Derisa Osmani lavdëronte Trump, Fox News shfaqi rrahjen në Kuvend
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë një intervistë për televizionin amerikan Fox News, ku foli për marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShBA-së dhe rolin e administratës Trump në ruajtjen e paqes në rajon.

Osmani theksoi se gjatë agresionit serb të shtatorit 2023, Kosova e menaxhoi situatën me ndihmën e aleatëve amerikanë, ndërsa përmendi edhe një rast të majit 2025, kur sipas saj, administrata Trump parandaloi eskalimin e tensioneve.

“Presidenti Trump na ka ndihmuar shumë në mbështetje të paqes dhe në një paqe të qëndrueshme”, tha Osmani, duke shtuar se Serbia vazhdon të mbetet kërcënim për Kosovën.

Megjithatë, teksa Osmani lavdëronte SHBA-në dhe Trumpin, Fox News ilustroi intervistën me pamje nga rrahja që kishte shpërthyer në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe PDK-së – duke sjellë në ekran një moment turpi për politikën kosovare.

Related

Previous Post

Arsyetohet hoxha shqiptar pas pjesëmarrjes në paradën e ushtrisë serbe: “Nuk i iki përgjegjësisë”

Next Post

BE në përvjetorin e Banjskës: Arrestoni sulmuesit, shqetësuese pjesëmarrja e tyre në protesta në Serbi

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.