Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Category

Dështimet dhe sukseset e diplomacisë, takimet e superfuqive që ndryshuan historinë

10/08/2025
in Category
Reading Time: 3 mins read
Dështimet dhe sukseset e diplomacisë, takimet e superfuqive që ndryshuan historinë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Samiti historik mes presidentit amerikan Nixon dhe liderit kinez, Mao Zedong që u mbajt në Pekin më 1972, u kthye në opera më 1987 me muzikë të John Adams, libret të Alice Goodman, Mao si tenor, Nixon dhe Zhoul Enlai si baritonë dhe Kissinger si bas.

Por samiti mes Ronald Reagan dhe Sekretarit të Partisë Komuniste Sovjetike, Mikhail Gorbachev në Rekjavik, Islandë më 1986 që hapi rrugën drejt fundit të Luftës së Ftohtë, frymëzoi dy vepra dramatike.

Fillimisht drama e vitit 1988, ”A Walk in the Woods” nga Lee Blessing, e bazuar në “shëtitjen në pyll” në Islandë mes diplomatit amerikan Paul Nitze dhe homologut të tij rus Yuli Kvitsinsky, gjatë së cilës ishin të pashoqëruar dhe arritën një mirëkuptim aq të thellë saqë si Shtëpia e Bardhë, ashtu edhe Kremlini e hodhën poshtë. E megjithatë, ai moment dha frytet e veta me rrëzimin e Murit të Berlinit në vitin 1989.

Takimi i harruar i 11-12 tetorit rreth 39 vite më parë mes Reagan dhe Gorbachev rikthehet në një film në Hollywood, “Reykjavik”, të regjisorit Michael Russell Gunn dhe me aktorë protagonistë Jeff Daniels dhe Jared Harris. Një film për të mos u humbur pasi shtrëngimi i duarve mes SHBA-ve dhe Rusisë së sotme nuk është kurrë vetëm për politikën, diplomacinë, mbrojtjen dhe inteligjencën, por edhe për njerëzimin, kulturën popullore, iluzionet e humbura dhe shpresat e pamundura të realizuara, shkruan La Repubblica.

A do të hyjë në histori samiti i mes gushtit mes Donald Trump dhe Vladimir Putin nëpërmjet muzikës apo skenës? A do të jetë një marrëveshje historike si ajo mes Roosevelt dhe Stalinit në Jaltë, qytetit të zgjedhur në 1945 sepse diktatori kishte frikë të fluturonte? Apo do të jetë një dështim, si në Vjenë në qershor 1961, kur veterani luftarak i Stalingradit Hrushov poshtëroi ish-ushtarin e frontit të Paqësorit Kennedy?

Pas dështimit në Vjenë, Kennedy dhe Hrushov u përballën gjatë 13 ditëve të ethshme të krizës së raketave në Kubë në vitin 1962. Përballja me greminën e një konflikti bërthamor e çoi presidentin Johnson drejt një takimi në vitin 1967 në Glassboro të New Jersey me shtetarin sovjetik Alexei Kosygin.

Kjo e shtyu presidentin Nixon të fluturonte në Moskë në maj të vitit 1972 për të nënshkruar me Leonid Brezhnev Traktatin e Raketave Antiballistike (ABM), marrëveshjen SALT I për kufizimin e armëve strategjike dhe një marrëveshje për të shmangur incidentet ushtarake në det që shënuan hapat e parë thelbësorë për të shmangur apokalipsin.

Asnjëri nga liderët në këto ceremoni madhështore nuk ishte shenjtor apo apostull i të drejtave të njeriut. Askush përveç Kissinger, i cili u nderua me çmimin Nobel për Paqen në vitin 1973 (çmim që u refuzua nga homologu vietnamez Le Duc Tho). Tani Trump ëndërron ta fitojë këtë çmim duke ndalur Putin në Ukrainë. Por këta burra të zgjedhur demokratikisht apo liderë të regjimeve autoritare ishin negociatorë pa iluzione, të bindur se një hap përpara ishte më mirë se rrënojat që digjen në vende si Gaza apo Donbasi.

Fundi i Luftës së Ftohtë pasoi me një periudhë e shkurtër shprese se Moska mund të niste tranzicionin drejt demokracisë. Presidenti George H. W. Bush u takua katër herë me Boris Yelts mes viteve 1992-1993, duke nënshkruar marrëveshjen START II për të reduktuar më tej raketat bërthamore. Presidenti i ri Bill Clinton zhvilloi plot 20 samite me Yelts nga 1993 deri në vitin 2000. Në atë vit debutoi Vladimir Putin, i cili u takua tri herë me George W. Bush që i nxitur nga besimi i tij metodist, deklaroi në vitin 2001: “E pashë njeriun në sy. Ishte i sinqertë dhe i besueshëm, munda të ndiej shpirtin e tij.”

Obama, në të kundërt, pati vetëm një shtrëngim të ftohtë duarsh me Dmitry Medvedev në vitin 2010, para se ky i fundit të bënte thirrje për shfarosjen e armiqve, përfshirë edhe amerikanët. Dy samite mes ish-kolonelit të KGB-së Putin dhe Trump dhe një me Biden në 2021, nuk sollën thuajse asgjë. Kremlini kërkon kthimin e hegjemonisë sovjetike në Europën Lindore, me Ukrainën të reduktuar në një vasal si Bjellorusia ku nuk ka asgjë për të negociuar përveç disfatës totale.

Trump dhe Putin do të flasin në Alaskë, një territor i blerë nga Sekretari amerikan i Shtetit, Seward në vitin 1867 nga cari Aleksandri II që atëherë ishte në prag falimentimi për 7.2 milionë dollarë dhe askush nuk mund të parashikojë çfarë do të ndodhë, për luftë apo për paqe.

Në vitin 1948, gjatë një fjalimi në Westminster Abbey në nder të dëshmorëve, Churchill tha:

“I vetmi udhërrëfyes për një njeri është ndërgjegjja, e vetmja mburojë për kujtesën është drejtësia dhe vërtetësia e veprimeve të tij. Është e pamoralshme të ecësh në jetë pa këtë mburojë sepse ne shpesh tallemi nga dështimet e shpresave tona dhe përmbysja e llogarive, por me këtë mburojë, sido të luajnë fatet, ne marshojmë gjithnjë në radhët e nderit.”

Fjalë solemne, mungesën e hidhur të të cilave e ndiejmë thellë sot.

Related

Previous Post

Sa gjumë nevojitet gjatë fundjavës për ta pushuar trupin?

Next Post

Autoktonë! 24 thënie të famshme për origjinën ilire të shqiptarëve

Next Post
Autoktonë! 24 thënie të famshme për origjinën ilire të shqiptarëve

Autoktonë! 24 thënie të famshme për origjinën ilire të shqiptarëve

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Juli Cezari” i Qëndrim Rijanit – Shekspiri më i dobët që kam parë ndonjëherë

Juli Cezari” i Qëndrim Rijanit – Shekspiri më i dobët që kam parë ndonjëherë

12/08/2025
Kosova regjistron 6 vrasje në 11 ditë, 5 persona u vranë vetëm në dy ditët e fundit

Kosova regjistron 6 vrasje në 11 ditë, 5 persona u vranë vetëm në dy ditët e fundit

12/08/2025
Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës

Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës

12/08/2025
Deliu: Gjendja e grave në tregun e punës do duhej ta alarmonte Qeverinë në ikje

Deliu: Gjendja e grave në tregun e punës do duhej ta alarmonte Qeverinë në ikje

12/08/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Juli Cezari” i Qëndrim Rijanit – Shekspiri më i dobët që kam parë ndonjëherë

Juli Cezari” i Qëndrim Rijanit – Shekspiri më i dobët që kam parë ndonjëherë

12/08/2025
Kosova regjistron 6 vrasje në 11 ditë, 5 persona u vranë vetëm në dy ditët e fundit

Kosova regjistron 6 vrasje në 11 ditë, 5 persona u vranë vetëm në dy ditët e fundit

12/08/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info