Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Dështon edhe sot konsituimi i Kuvendit për herën e 33’të

As përpjekja e 33-të e deputetëve për konstituimin e Kuvendit nuk ka rezultuar me sukses. Lëvizja Vetëvendosje as sot nuk ka hequr dorë nga propozimi që kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, të votohet në mënyrë të fshehtë.

Valon Arifi by Valon Arifi
17/06/2025
in Lajme
0
Dështon edhe sot konsituimi i Kuvendit për herën e 33’të
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kësaj radhe, propozimi i VV-së për votimin për formimin e një komisioni për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit ka marrë vetëm 51 deputetë, kudër ka qenë 1 deputet, kurse abstenim nuk ka pasur.

Pas dështimit të këtij votimi, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e ka ndërprerë seancën, duke njoftuar se përpjekja e radhës do të bëhet të enjten në orën 11:00.

Duket që partitë politike përsëri nuk e kanë marrë seriozisht paralajmërimin e presidentit amerikan se procesi i dialogut Kosovë – Serbi është në vëmendjen e tij.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, te dielën, përmes një postimi në rrjetin e vet “Truth” ka shkruar se “do ta zgjidhi” çështjen mes Kosovës dhe Serbisë.

“Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova po përplaseshin fort, siç kanë bërë për shumë dekada, dhe ky konflikt jetëgjatë ishte gati të shpërthente në LUFTË. Unë e ndala (Biden ka dëmtuar perspektivën afatgjate me disa vendime të marra, por unë do ta zgjidhi, sërish)”, ka shkruar Trump.

Para fillimit të seancës së sotme, deputetët vetëm e kanë komentuar deklaratën e Trumpit. Kurse, në seancë ata kanë votuar ashtu sic kanë bërë edhe 32 herë më parë.

Related

Previous Post

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA’së: Kam autorizuar dërgimin e forcave shtesë në Lindjen e Mesme

Next Post

Krasniqi: Pozitive që Trump e përmendi Kosovën – Neve na takon të mendojmë se ku është vendi ynë

Next Post
Krasniqi: Pozitive që Trump e përmendi Kosovën – Neve na takon të mendojmë se ku është vendi ynë

Krasniqi: Pozitive që Trump e përmendi Kosovën – Neve na takon të mendojmë se ku është vendi ynë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.