Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Detaje nga aksidenti i rëndë në Slivovë: Një 9-vjeçare ndërron jetë në QKUK

Enesa Veseli by Enesa Veseli
10/01/2026
in Lajme
0
Detaje nga aksidenti i rëndë në Slivovë: Një 9-vjeçare ndërron jetë në QKUK
0
SHARES
74
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një vajzë humbi jetën derisa po trajtohej në QKUK për plagët e marra në një aksident që ndodhi në fshatin Slivovë të Prishtinës më 3 janar.

Policia tha se trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

“Fsh. Slivovë, Prishtinë 03.01.2026 – 14:33.   Lidhur me rastin është raportuar se viktima  femër kosovare, e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK, me 10.01.2026 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Në aksident ishte përfshirë një automjet Mercedes, ngjyrë hiri, i drejtuar nga A.T., rreth 40-vjeçare, e cila kishte pësuar lëndime trupore. Në veturë ndodheshin edhe dy pasagjerë të mitur: J.T. rreth 9-vjeçare – e lënduar rëndë R.R.T., rreth 13-vjeçar – i lënduar.

Të tre të lënduarit ishin dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa shkaqet e aksidentit mbeten ende nën hetime nga autoritetet kompetente.

Gazeta Sinjali mëson se më 10.01.2026, rreth orës 00:00, familja është njoftuar përmes autoriteteve shëndetësore se pasagjerja e mitur J.T., e cila ndodhej në njësinë e kujdesit intensiv në QKUK, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të rënda.

Related

Previous Post

Rruga e bllokuar nga rrethi i Marigonës deri te Prishtina Mall e mbuluar nga uji

Next Post

Media në Itali krahason Hashim Thaçin me Presidentin Sandro Pertini: Imagjinoni sikur 25 vjet pas Çlirimit, ai të dënohej se udhëhoqi partizanët për vrasjen e Musolinit!

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.