Kamberi, emri i të cilit doli në të gjitha mediat shqiptare është psikiatër i fëmijëve dhe adoloshentëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka njoftuar gazetarja Saranda Ramaj, në profilin e saj në Facebook.
Siç u raportua nga mediat në Shqipëri, psikiatri ka ndjekur vazhdimisht viktimën, duke u shfaqur në mënyrë të përsëritur pranë banesës së saj, gjë që ka shkaktuar shqetësim të thellë te ajo – derisa ia bëri ‘gropën’ për ta kapur Policia.
Bazuar në informacionet e para, moderatorja ka bashkëpunuar me policinë për të organizuar një takim në një zonë të Tiranës, ku mjeku ishte ftuar. Në momentin që ai ka mbërritur në vendin e caktuar, oficerët kanë ndërhyrë dhe kanë kryer arrestimin e tij.
Behar Kamberi ndodhet aktualisht në paraburgim në ambientet e burgut “Mine Peza”, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të përndjekjes.