Cristiano Ronaldo fiton 10 herë më shumë se “Prime” CR7: Detajet marramendëse të marrëveshjes me Al Nassr
Cristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde, këtë herë jashtë fushës së blertë. Ylli portugez ka siguruar një marrëveshje të re gjigante me Al Nassr, e cila e bën atë futbollistin më të paguar në histori, me të ardhura që tejkalojnë dhjetëfishin e asaj që fitonte në kulmin e karrierës së tij në Evropë.
Sipas të dhënave të publikuara, Ronaldo përfiton rreth 200 milionë euro në vit, shifër që përfshin pagën, bonuset sportive dhe marrëveshjet komerciale të garantuara.
Detajet kryesore të kontratës
-
200 milionë euro pagë vjetore
-
17 milionë euro në muaj
-
4 milionë euro në javë
-
15% pronësi në Al Nassr FC
-
30 milionë euro bonus nënshkrimi, plus 15 milionë euro shtesë nëse aktivizohet viti i dytë
-
100 mijë euro për çdo gol (120 mijë në vitin e dytë)
-
100 mijë euro për çdo asist (120 mijë në vitin e dytë)
-
5 milionë euro bonus për fitimin e Këpucës së Artë
-
8 milionë euro për triumfin në AFC Champions League
-
10 milionë euro për fitimin e Saudi Pro League
-
70 milionë euro nga sponsorizime të garantuara
Kushte luksoze jashtë fushës
Përveç përfitimeve financiare, Ronaldo ka në dispozicion edhe 16 punonjës personalë me kohë të plotë, përfshirë kuzhinierë, shoferë, kopshtarë, roje sigurie dhe kujdestarë shtëpie, të gjitha të mbuluara nga marrëveshja.
Me këtë kontratë, Cristiano Ronaldo jo vetëm që konfirmon statusin e tij si ikonë globale e futbollit, por edhe si një nga sportistët më të fuqishëm financiarisht në historinë e sportit modern. Fitore e plotë, brenda dhe jashtë fushës./Qendra.INFO

