Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Dhjetor ose shkurt? Opsionet për zgjedhje të jashtëzakonshme në Kosovë

Enesa Veseli by Enesa Veseli
26/10/2025
in Lajme
0
Dhjetor ose shkurt? Opsionet për zgjedhje të jashtëzakonshme në Kosovë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prishtinë, 26 tetor 2025 – Pas dështimit të Lëvizjes Vetëvendosje për të siguruar shumicën parlamentare dhe formuar qeverinë e re, skenari më i mundshëm mbetet mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, deklaroi pas seancës së Kuvendit se partia e tij nuk do të pranojë mandatin për formimin e qeverisë, duke theksuar se zgjedhjet janë zgjidhja e vetme.

“Pa vonesë duhet të konsumohen procedurat në mënyrë që të shkojmë në zgjedhje,” tha Krasniqi.

Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, u shpreh se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja.

Sipas deputetit Nenad Rashiq, zgjedhjet mund të mbahen në fund të janarit ose fillim të shkurtit të vitit të ardhshëm, ndërsa juristi Ardian Bajraktari thekson se afati më i mundshëm ligjor dhe kushtetues për zgjedhje është mesi i dhjetorit.

Vendimi për datën e saktë të zgjedhjeve do të varet nga zhvillimet e mëtejshme politike dhe konsultimet mes partive.

Related

Previous Post

Çka thoshte poeti i njohur, Frederik Rreshpja, për Prishtinën?

Next Post

Horoskopi i Madh Javor (26 Tetor – 1 Nëntor 2025): Dashuri, sukses dhe kthesa të reja për çdo shenjë

Next Post
Horoskopi i Madh Javor (20 – 26 Prill 2025): Dashuria, puna dhe energjia në lëvizje – çfarë sjellin yjet për çdo shenjë?

Horoskopi i Madh Javor (26 Tetor – 1 Nëntor 2025): Dashuri, sukses dhe kthesa të reja për çdo shenjë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.