Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë dorëzon padi kundër ZRrE-së për liberalizimin e tregut

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës ka ndërmarrë hapin e radhës ligjor për të mbrojtur interesat e bizneseve anëtare dhe të gjithë sektorit privat në vend, duke dorëzuar zyrtarisht padinë kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, për shkak të shkeljeve të rënda ligjore dhe procedurale në vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.

Valon Arifi by Valon Arifi
30/05/2025
in Lajme
0
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë dorëzon padi kundër ZRrE-së për liberalizimin e tregut
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dhoma beson se ky vendim i ZRRE-së është i nxituar, arbitrar dhe i papërgatitur mirë, me pasoja të drejtpërdrejta për qëndrueshmërinë financiare të bizneseve që do të preken nga ky vendim.

“Vendimi është marrë pa konsultime paraprake me palët e interesit, pa një analizë të thelluar të tregut, dhe kjo pos që rrezikon qëndrueshmërinë e bizneseve, rrezikon edhe vendet e punës. Për më tepër, përkundër deklarimeve publike se tregu është liberalizuar dhe se janë të hapura mundësi të shumta për furnizim, aktualisht është vetëm një kompani – KESCO – e cila po dërgon oferta për furnizim të bizneseve. Kjo bie ndesh me vetë thelbin e liberalizimit dhe e shndërron këtë proces në një monopol të fshehur, duke rritur rrezikun për abuzim me çmime dhe cilësi të shërbimit. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës u bën thirrje institucioneve të drejtësisë që të ndërhyjnë menjëherë për pezullimin e këtij vendimi dhe të urdhërojnë ZRRE-në që të rikthehet në një proces të rregullt, transparent dhe gjithëpërfshirës”, thuhet në njoftim.

DhTIK thotë se mbetet e përkushtuar për të mbrojtur interesin e bizneseve dhe do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore, politike dhe publike për të siguruar një treg të energjisë të drejtë, të rregullt dhe të hapur për të gjithë.

Related

Previous Post

Dita Shtetërore e Kroacisë, organizohet ceremoni në KFOR me ambasadoren kroate

Next Post

OKB: 100% e banorëve të Gazës janë në rrezik nga uria

Next Post
OKB: 100% e banorëve të Gazës janë në rrezik nga uria

OKB: 100% e banorëve të Gazës janë në rrezik nga uria

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.