Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Dialogu Kosovë–Serbi mbetet pezull në mes të krizave të brendshme, BE pret gatishmëri për takimin e radhës

Enesa Veseli by Enesa Veseli
04/08/2025
in Lajme
0
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Procesi i dialogut Kosovë–Serbi, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, po zhvillohet në kushte të vështira për shkak të krizës institucionale në Kosovë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe trazirave të vazhdueshme në Serbi. Sipas analistëve, këto zhvillime e kanë lënë dialogun të ngecur, pavarësisht thirrjeve të liderëve evropianë për rifillim të negociatave.

Në një përgjigje për KosovaPress, zëdhënës i BE-së tha se dialogu vazhdon me takime bilaterale dhe trilaterale, por organizimi i raundit të ardhshëm varet nga vullneti i dy palëve. “BE-ja është e gatshme të presë takimet e radhës, përfshirë edhe ato në nivel të lartë, sapo Kosova dhe Serbia të sinjalizojnë gatishmëri,” thuhet në reagim.

Për BE-në, përparimi në dialog është thelbësor për rrugën evropiane të të dyja vendeve. Marrëveshja Bazë e arritur në vitin 2023 dhe Aneksi i Ohrit vazhdojnë të mbesin të pazbatuara.

Ndërkohë, profesori i integrimeve evropiane, Dritëro Arifi, thotë se mungesa e një qeverie legjitime në Kosovë është një prej arsyeve kryesore për stagnimin e procesit. Sipas tij, një qeveri në detyrë nuk ka kapacitet të marrë vendime të mëdha në emër të vendit.

Tensionet mes palëve janë rritur kohëve të fundit me ndalimin në Kosovë të zyrtarit serb Igor Popoviq, dhe arrestimin në Serbi të ish-policit Arbnor Spahiu. BE-ja ka bërë thirrje për përmbajtje dhe shmangie të veprimeve të njëanshme që mund të dëmtojnë klimën e dialogut.

Profesor Arifi kritikon mungesën e vendosmërisë nga ana e ndërmjetësuesve, duke thënë se ka shumë deklarata, por pak veprime konkrete. Ai kërkon që BE-ja të mbajë përgjegjës Serbinë për mosrespektimin e marrëveshjeve, veçanërisht pasi Beogradi zyrtar, në dhjetor të vitit të kaluar, ka deklaruar se nuk do të zbatojë disa pjesë të Marrëveshjes Bazë.

Emisari i ri i BE-së për dialogun, diplomati danez Peter Sorensen, ka zhvilluar disa takime gjatë këtij viti, por deri më tani pa rezultate të prekshme.

Related

Previous Post

Sindikatat në RTK pezullojnë përkohësisht grevën e paralajmëruar

Next Post

Shkëndija përballet me Qarabagun: Besim dhe optimizëm para sfidës vendimtare

Next Post
Shkëndija përballet me Qarabagun: Besim dhe optimizëm para sfidës vendimtare

Shkëndija përballet me Qarabagun: Besim dhe optimizëm para sfidës vendimtare

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.