Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 5% e popullsisë së rritur në botë jeton me depresion, një gjendje që ndikon rëndë shëndetin dhe mirëqenien.
Studime të mëparshme kanë treguar se gjumi i rregullt, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme ndihmojnë në uljen e rrezikut.
Ushqime si peshku yndyror, perimet me gjethe jeshile, frutat e pyllit dhe produktet probiotike janë lidhur gjithashtu me një shëndet më të mirë mendor, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.
Një studim i ri i botuar në revistën “Nutrients”, thekson rolin e disa mineraleve, veçanërisht kaliumit dhe zinkut, në uljen e rrezikut të depresionit.
Studiuesit analizuan të dhënat shëndetësore të mbi 22,000 pjesëmarrësve në Korenë e Jugut dhe SHBA, duke u fokusuar në shtatë minerale kryesore: natrium, kalium, fosfor, magnez, hekur, zink dhe kalcium.
Rezultatet treguan se pjesëmarrësit me nivele më të larta të kaliumit kishin probabilitet më të ulët për të zhvilluar depresion, pavarësisht dallimeve në zakonet ushqimore mes dy vendeve.
Në Korenë e Jugut, u pa gjithashtu një lidhje midis niveleve më të larta të natriumit dhe rrezikut më të ulët, ndërsa në SHBA, kjo lidhje u pa me zinkun.
Sipas autorit kryesor, Dr. Minkook Son, dieta është një faktor i modifikueshëm dhe mund të shërbejë si strategji parandaluese e qasje ndihmëse ndaj trajtimit të depresionit.