Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Dihet identiteti i të arrestuarit për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit

Valon Arifi by Valon Arifi
12/08/2025
in Lajme
0
Dihet identiteti i të arrestuarit për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit
0
SHARES
165
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën në mëngjes të dyshuarin për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit, burrit nga fshati Baicë e Lipjanit, i cili ishte shpallur i zhdukur më 4 gusht të këtij viti.

I arrestuari është Top Kolshi, një banor i fshatit Baicë, raporton sot portali Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar sot edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Si rrjedhojë e angazhimeve intensive hetimore, sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme – Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar: – T. K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për rastin vrasje që ka ndodhur në fshatin Baicë të Lipjanit”.

“Aktualisht hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme policore, në koordinim me prokurorinë”, deklaroi Ahmeti.

Trupi i 45-vjeçarit Enver Bajraktari u gjet para gjashtë ditësh i groposur disa metra nën sipërfaqe dhe i mbuluar me disa dërrasa.

Grupi që po e kërkonte Bajraktarin ndoqi gjurmët, të cilat treguan se trupi ishte tërhequr me forcë drejt një gropë të improvizuar në një arë të mbjellë me misër disa metra nën sipërfaqe, ku ishin vendosur edhe disa dërrasa për ta kamufluar vendin e varrimit.

Related

Previous Post

Ekskluzive: Arrestohet një person për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në Lipjan

Next Post

Ambasada e Gjermanisë: Mosrespektimi i vendimit të Kushtetueses kërcënon mirëqenien e qytetarëve dhe integrimin evropian

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.