Në intervistën e tij të parë për RTK, Dimal Basha deklaroi se vendimi për nënkryetarët e Kuvendit është i bazuar në Kushtetutë dhe rregulloren e punës së Kuvendit.
“Është absurde të mendohet ndryshe. Nuk ka asnjë argument për masë të përkohshme”, tha ai.
Basha gjithashtu theksoi nevojën për bashkëpunim mes partive shqiptare, duke shtuar se asnjë pozitë nuk duhet të jetë pengesë për ecjen përpara të shtetit.
“Një karrige nuk mund të jetë arsye që Kosova të futet në krizë. Shteti është mbi gjithçka.”/Qendra.INFO

