Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka ‘sulmuar’ drejtuesin e zyrës së Reporterëve pa Kufij për Ballkanin Perëndimor, Pavol Szalai, duke iu referuar gabimisht si “hungarez”, e për këtë ai i ka kërkuar falje, shkruan Gazeta Metro.
Në të nijetin shkrim që i ka kërkuar falje, për huqjen e origjinës së Pavol Szalai, deputeti Basha nuk është ndalur se sulmuari po këtë organizatë të Reporterëve pa Kufij për raportin e fundit në të cilin Kosova ka pësuar një rënie të madhe dhe në rajon renditet edhe më keq se Serbia.
Nuk është hera e parë që Basha sulmon në mënyra të ndryshme verbale gazetarët dhe mediat. /gazetametro.net