Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005 caktoi 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit.
Kjo datë u zgjodh pasi përkon me përvjetorin e çlirimit të kampit të përqendrimit dhe vdekjes, Auschwitz Birkenau, më 27 janar 1945.
Mbi një milion njerëz u vranë vetëm në këtë kompleks të madh, shumica prej tyre hebrenj. Duke shënuar këtë përvjetor të rëndësishëm, UNESCO po organizon një sërë ngjarjesh që kujtojnë rëndësinë e vazhdueshme të mësimdhënies dhe të mësuarit rreth holokaustit, në nivel global.
Kombet e Bashkuara u krijuan në përgjigje të tmerreve të Luftës së Dytë Botërore dhe holokaustit.
Holokausti ka pasur një ndikim të thellë në Ligjin Ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut, duke rezultuar në miratimin e dokumenteve themelore nga Kombet e Bashkuara në vitin 1948: Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit. A.K./TemA

