Levent Qazimi, djali i Komandant Lleshit, ka shpërthyer me akuza të ashpra kundër këshilltarit të Bislimit, Ragmi Mustafi. Në një postim publik në rrjetet sociale, ai e quan Mustafin “𝐙𝐀𝐋𝐋𝐎𝐆𝐀 𝐇𝐀𝐉𝐃𝐔𝐓𝐈𝐀𝐍𝐄” të Luginës dhe “egërsinë e trishtuar” të politikës lokale.
Në mesazhin e tij, Leventi shkruan:
“Ragmi Mustafit, dikur shqiptarët i mblidhnin vitra për t’ja paguar shkollimin, kurse sot ai është shembulli më tipik se si mund të kthehet një njeri nga përfitues i solidaritetit në plaçkitës të paskrupullt.”
Ai akuzon Mustafin se:
-
Ka shndërruar institucionet në “bankomat personal”
-
Ka përvetësuar një fond prej 2 milionë eurosh që erdhi nga Kosova, duke e kthyer në biznes privat
-
Ka grumbulluar pasuri prej mbi 700.000 euro në Prishtinë, pasuri që sipas tij “nuk e kanë dhjetëra familje të mbledhura bashkë në Luginë”
Leventi shton:
“Ti flet për ‘dinjitet’, kur atë e shet për një karrige. Ti flet për ‘shqiptari’, kur shqiptarët i ke përdorur vetëm si gurë shahu për të fituar pazaret e tua.”
Në përfundim, ai thotë:
“Ragmi Mustafi, ti nuk je as burrë, as politikan — je thjesht një egërsirë e trishtuar… Ti je zalloga hajdutiane e Luginës — një paçavër politike që ka përfunduar në plehun e historisë.”
Postimi i tij ka ndezur debate të forta në rrjetet sociale, duke përçarë opinionin publik në Luginën e Preshevës./Qendra.Info