Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Djersitja e tepërt mund të jetë shenjë e sëmundjeve – ja si ta kuptoni dhe si ta parandaloni

Enesa Veseli by Enesa Veseli
24/07/2025
in Lajme
0
Djersitja e tepërt mund të jetë shenjë e sëmundjeve – ja si ta kuptoni dhe si ta parandaloni
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Djersitja është një proces natyral dhe i domosdoshëm për organizmin, veçanërisht gjatë ditëve të nxehta të verës. Megjithatë, kur ndodh shpesh dhe në mënyrë të tepruar, mund të jetë tregues i problemeve më të thella shëndetësore.

Ekspertët tregojnë disa nga shkaqet kryesore mjekësore të djersitjes së tepërt:

Tiroidja hiperaktive

Kur gjëndra tiroide prodhon më shumë hormone se sa duhet, ajo përshpejton metabolizmin dhe trupi fillon të djersisë në mënyrë të panevojshme. Djersitja e pazakontë mund të jetë sinjal i parë i këtij çrregullimi.

Sëmundjet kronike

Problemet me zemrën apo mushkëritë shpesh e vështirësojnë funksionimin normal të organizmit, duke çuar në djersitje të shpeshta dhe të theksuara.

Hiperhidroza

Një nga gjendjet më të zakonshme është hiperhidroza – një çrregullim që shkakton mbiprodhim të djersës pa ndonjë shkak të qartë. Prek rreth 15 milionë njerëz në mbarë botën, dhe shfaqet më shpesh në duar, këmbë dhe fytyrë.

Çfarë mund të bëni? Ushqimi luan një rol kyç

Mjekët theksojnë se përveç trajtimit mjekësor, ndryshimi i stilit të jetesës, veçanërisht në ushqyerje, mund të ndihmojë shumë në kontrollin e djersitjes së tepërt.

Ushqime që ndihmojnë:

  • Perime të gjelbra e të pasura me ujë (spinaqi, brokoli, lakra) – ndihmojnë në hidratimin dhe qetësimin e trupit.

  • Bulmeti dhe ushqimet me kalcium – si qumështi dhe djathi, që ndihmojnë në rregullimin e temperaturës së brendshme të trupit.

  • Vaji i ullirit – qetëson metabolizmin dhe ndihmon në balancimin e nxehtësisë trupore.

  • Bananet – të pasura me kalium dhe magnez, ndihmojnë në hidratim dhe qetësim të sistemit tretës.


Këshillë: Nëse vëreni djersitje të tepruar pa shkak të dukshëm, konsultohuni me mjekun. Mund të jetë më shumë sesa vetëm nxehtësi.

Related

Previous Post

Përvëlim në horizont – Temperaturat në Kosovë pritet të tejkalojnë 40°C këtë fundjavë

Next Post

80 mijë pacientë në Radiologji vetëm në gjysmën e parë të vitit – mungesa e stafit mbetet sfidë, thotë Dr. Shkendije Nuza

Next Post
80 mijë pacientë në Radiologji vetëm në gjysmën e parë të vitit – mungesa e stafit mbetet sfidë, thotë Dr. Shkendije Nuza

80 mijë pacientë në Radiologji vetëm në gjysmën e parë të vitit – mungesa e stafit mbetet sfidë, thotë Dr. Shkendije Nuza

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.