Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

“Do bombardoj Moskën nëse…” / Si Trump paralajmëroi Putinin nëse niste konfliktin, CNN publikon audion

Valon Arifi by Valon Arifi
10/07/2025
in Lajme
0
“Do bombardoj Moskën nëse…” / Si Trump paralajmëroi Putinin nëse niste konfliktin, CNN publikon audion
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

CNN ka publikuar një sërë regjistrimesh audio, ku tregojne se si presidenti amerikan Donald Trump ka trajtuar liderët e huaj, mes të cilëve edhe Putinin

Në to, Trump dëgjohet të thotë në një takim privat me donatorë gjatë vitit 2024, përpara zgjedhjeve presidenciale, se kishte kërcënuar presidentin rus Vladimir Putin me bombardimin e Moskës nëse Rusia do të pushtonte Ukrainën.

“I thashë Putinit: ‘Nëse hyn në Ukrainë, do ta bombardoj Moskën totalisht. Po të them, nuk kam zgjedhje tjetër’”, dëgjohet të deklarojë Trump. “Dhe ai më tha: ‘Nuk të besoj’… Por më besoi 10%”, shtoi.

Trump, i cili në atë kohë kërkonte përkrahje për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë, rrëfeu gjithashtu se kishte përdorur të njëjtën gjuhë kërcënuese edhe me presidentin e Kinës, Xi Jinping, në rast se Pekini tentonte një sulm mbi Tajvanin.

“I thashë se do e bombardoja Pekinin”, thuhet të ketë deklaruar Trump, duke shtuar se Xi “mendonte se isha i çmendur”, por se “kurrë nuk patëm problem”.

Regjistrimet janë pjesë e librit të ri të gazetarëve Josh Dawsey, Tyler Pager dhe Isaac Arnsdorf, me titull “2024”, që sjell prapaskena nga fushata presidenciale amerikane.

Regjistrimet u realizuan gjatë eventeve për mbledhje fondesh në Nju Jork dhe Florida. Sipas CNN, materiali nuk ishte publikuar më parë, ndërsa ekipi i fushatës së Trump ka refuzuar të komentojë përmbajtjen.

Deklaratat e Trump vijnë në një moment kur ai përpiqet të paraqitet si kandidati që garanton “parandalim të konflikteve globale”, veçanërisht në raport me Rusinë dhe Kinën.

Reagimi i Kremlinit

Nga ana e saj, Moska reagoi me qetësi ndaj deklaratave të ish-presidentit amerikan. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha sot:

“E trajtojmë me qetësi,” dhe shtoi se Rusia synon të vazhdojë dialogun me Uashingtonin.

Peskov shtoi gjithashtu se nuk ka siguri për vërtetësinë e deklaratës së Trump që pretendon kërcënimin për bombardimin e Moskës. “Ka shumë lajme të rreme”, tha ai, duke vënë në dyshim burimin dhe përmbajtjen e informacionit të publikuar nga CNN.

Related

Previous Post

“The Line” në krizë: Megaqyteti futurist i Arabisë Saudite përballet me vonesa dhe sfida financiare

Next Post

Kim Jong-un do të paditet për abuzim seksual?

Next Post
Kim Jong-un do të paditet për abuzim seksual?

Kim Jong-un do të paditet për abuzim seksual?

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.