Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Dogana kap pajisje dentare të kontrabanduara në vlerë mbi 72 mijë euro – Arrestohet një person

Enesa Veseli by Enesa Veseli
28/07/2025
in Lajme
0
Dogana kap pajisje dentare të kontrabanduara në vlerë mbi 72 mijë euro – Arrestohet një person
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me pajisje dentare, i cili u zbulua gjatë kontrollit të një ngarkese të paraqitur si mall personal në pikën doganore në PKK Bernjak.

Personi i dyshuar, shtetas që vinte nga Gjermania, kishte deklaruar fillimisht se po importonte pajisje kuzhine, dollapa dhe ormana si pjesë e gjësendeve të tij personale.

Por gjatë kontrollit të detajuar, zyrtarët doganorë në Mitrovicë kanë zbuluar se në fakt bëhej fjalë për pajisje profesionale dentare, në vlerë prej 72,461.23 euro, për të cilat personi nuk posedonte as licencë për import dhe as dokumentacion të rregullt.

Pas zbulimit të këtij tentimi të kontrabandës, hetuesit doganorë kanë nisur menjëherë veprimet hetimore në koordinim me Prokurorinë derisa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është arrestuar personi i dyshuar, ndërsa procedurat ligjore janë në vijim.

Dogana e Kosovës vazhdon të jetë e angazhuar në parandalimin e veprimtarive të paligjshme dhe mbrojtjen e tregut dhe sigurisë së qytetarëve.

Related

Previous Post

Kërkimet për mërgimtarin në Ujman, asnjë gjurmë as pas 24 orësh

Next Post

Kimikatet “e përjetshme” në produktet menstruale të ripërdorshme: A përbëjnë rrezik për shëndetin e grave?

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.